Artistët e famshëm të grimit na tregojnë teknikat e tyre të konturimit

I kemi tre artistë që do të shfaqin sekretin e tyre për të arritur fytyrë me pamje të gdhendur. Ruani këtë lidhëz - këto teknika do të jenë  jashtëzakonisht të dobishme për ju!

  1. Chandni Singh: Teknika e pikës

1. Chandni Singh: The Dot Technique

“Kjo është një teknikë madhështore për ata të cilët e kanë të vështirë për të vizatuar vija precize në pjesën ballore, ndër pjesën e mollëzave dhe ndër pjesën e vijave të nofullave. Duke i vizatuar pikat në tërë fytyrën tuaj, ju në thelb i hartoni të gjitha sipërfaqet ku ju duhet të konturoni dhe të theksoni. Mos e përdorni sasinë e produktin që unë e kam në fytyrë - kam përdorur më shumë se që kërkohet për të demostruar se çfarë ngjyre duhet të përdoret, ku dhe si të ndihmoj në tërheqjen e fytyrës. Mos harroni, derisa aplikoni grim, më pak është gjithmonë më shumë. Çelsi është në përdorimin e konturës apo bazës që është dy apo tre nuanca më e errët dhe theksuesi që është dy apo tre nuanca më e lehtë se sa ngjyra e lëkurës suaj. Nëse keni konturë + theksues, atëherë piketoni skajet e pjesës ballore, në nofulla, ndër pjesën e mollëzave dhe në pjesët anësore të hundës dhe qafes me një nuancë më të errët dhe përdorni një nuancë më të lehtë në pjesën ndër sy, në mjekër, në pjesën ballore dhe në qafë ashtu si është paraqitur në fotografi. Nëse jeni duke e përdorur bazën e lëngshme, ju mund të përdorni brushë në formë kupole për të krijuar efekt të pikëzuar. Tani, merrni një brushë me skaje për bazë dhe filloni t'i kombinoni pikat më të errëta në një lëvizje të jashtme. Dhe pastaj, përdorni brushën me skaje për mbulim në pjesët e theksuara për t'i përzier. (Mos harroni, përzierja është esenciale këtu përndryshe mund të përfundoni në mënyrë katastrofike!) Ju mund të përdorni një brushë të vogël për hijezim për të lyer me konturë dhe theksues hundën. Pikat e theksimit dhe konturimit në qepallë janë shumë të rëndësishme pasi që ato i zmadhojnë sytë. Unë kam përdorur një kombinim të brushës në formë konike dhe brushës për lyerje për të lyer vijat e konturës dhe për t'i bërë ato të ndjehen më shumë si teknikë bronzimi - kjo mënyrë shton thellësi dhe dimension tek fytyra. Poashtu, përdorimi i kësaj teknike deri në qafë siguron një pamje që duket e hollë.

 

  1. Ashima Kapoor: Teknika tradicionale

2. Ashima Kapoor: 
The Traditional Technique


“Duke e marr në konsideratë që unë kam një fytyrë të zgjatur, sipërfaqet që duhet të konturohen me nuancë më të errët janë pjesa ballore, lugoret e mollëzave dhe nofullat. Dhe sipërfaqet që duhet të theksohen me një ngjyrë më të lehtë janë qendra e pjesës ballore, kurrizi i hundës, maja e mjekrrës, mollëzat si dhe sipërfaqja përmbi nofulla. Unë përdori konturë dhe theksues për të njejtën - ato kanë formulë kremoze që janë shumë të lehta për ta lyer fytyrën me to. Në momentin që i keni vizuatuar vijat e vrazhda ashtu siç janë paraqitur në foto, lyeni ngjyrën konturuese në sipërfaqen e theksuar duke e përdorur ose brushën e bazës ose kombinuesit e bukurisë, duke krijuar kështu një efekt ombré. Kjo e bën fytyrën të duket më e gdhendur. Unë nuk jam adhuruese e pjekjes dhe preferoj një përfundim kremoz, por nëse juve ju pëlqen një fytyrë mat, pudra e tejdukshme pluhur duhet të bëhet me brushë me gëzof për të vendosur bazën." Unë përdori shkop konturimi dhe theksimi sepse ato kanë formulë kremoze."

 

  1. Manjari Singh: Teknika e princeshës luftëtare

3. Manjari Singh: The Warrior Princess Technique

”Unë e konsideroj grimin jashtëzakonisht fuqizues, posaçërisht konturimin. Ato ju sjellin fuqinë për të përforcuar veçoritë tuaja vetëm duke vizatuar dhe lyer. Teknika që unë e ndjeki është madhështore në theksimin e fytyrës (duke e përdorur mbuluesin), dhe unë i përdori vijat konturuese për t'i bërë mollëzat të duken më të gdhendura dhe nofullat më të mprehta. Është e thjesht! Unë përdori mbulues (rreth tre deri në katër nuanca më të lehta se sa toni i lëkurës) dhe të lyej në pikat më të larta në fytyrë - në mesin e pjesës ballore, ndër pjesën e syve, dhe në qendër të mjekrës - duke përdorur vija të holla. Pastaj përdori shkop me kontrurim të errët për të vijëzuar hundën, mollëzat dhe nofullat. Unë e lyej atë të tërën duke e përdroru mjetin tim të preferuar, Beautyblender, dhe e pjeki atë me pudrën e lëshuar për një periudhë prej 10 minutash për të mbështjellur produktet. Poashtu e largoj pluhurin me pudër duke e përdorur brushën me gëzof për të shfaqur një pamje të përsosur." "Për mua grimi është jashtëzakonisht fuqizues, posaçërisht konturimi.”

 

Burimi: cosmopolitan.in

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!