Kur është një festë e modës, tapeti i kuq është i garantuar të jetë një spektakël madhështor. Kështu ndodhi mbrëmë në natën e çmimeve të CFDA, ku modelet, të famshmit si dhe dizejnerët, të gjithë erdhen me pamje transformative, nga stilet e reja të flokëve në pamje të guzimshme të grimit të syve.
Bella Hadid

Modelja u shfaq me pamje të flokëve të lëmuara me kaçurrele të ngushta të lëshuara. Ato i dhanë asaj një kornizë të bukur të pamjes së sajë të konturuar, bronzuar dhe me shkëlqim.
Shailene Woodley

Aktorja kishte përdorur një grim minimal, duke e përqëndruar grimin vetëm tek sytë, për të dhuruar një pamje të bukur me ngjyrë portokalli.
Yara Shahidi

Aktorja dukej fantastike me flokët e saja me bisteka të imët të kapura. Gjithashtu edhe lëkura e saj që gjithnjë shkëlqen u veçua mbrëmë.
Jennifer Lopez

Ylli i natës u shfaq me bishtalecin e saj të preferuar: bishtalec elegant me volum si dhe lëkura e saj e theksuar dhe me shkëlqim.
Ashley Graham

Nën atë kapelën dramatike shihej pamja e syve të maces, e pasuar me një hije të syve me shkëlqim.
Winnie Harlow

Modelja u shfaq me flokë të shkurtër retro me balluke, përderisa sytë e saj kishin trendin e eyeliner-it të bardhë që po e shohim shumë kohën e fundit.
Elsa Hosk

Mbase mund ta keni gabuar VS engjullin për një barbie të nderuar nga CFDA, me floktë e saja bjonde të akullta dhe një buzëkuq ngjyrë roze të ndezur.
Ciara

Ciara dukej vërtet bukur me një pamje të grimit uniform ku përfshihej: konturi i rëndë, qepalla metalike si dhe buzë me shkëlqim. Ato i pështati mirë me 2 dreda me tone të ndryshme të vendosura në floktë e saja.
Emily Ratajkowski

Përderisa të tjerët në tapetin e kuq rrezikuan me pamjet e tyre, nganjëher ja vlen të ndjekësh klasiken. EmRata mahniti me valët e lëshuara të thjeshta si dhe buzët e kuqe.
Teyana Taylor

Këngëtarja është njëra ndër të paktat që mund të duket bukur me balluke të shkurtëra. Lëkura e sajë e patëmetë dhe grimi nude dukej për mrekulli nga çdo kënd.
Burimi: theskincareedit.com
