E tëra është në zgjedhjen e produkteve të duhura

Ndoshta duket i lehtë stilizimi i flokve të holla dhe të dobta, në fund të fundit, floku i hollë thahet shpejtë si dhe mund t'i kapni ato në një punxh të ulët pa u munduar shumë. Por shumë njerëz me këtë lloj të flokut do t'ju thonë që është e vështirë të dredhoni ato pasi që dredhat nuk qëndrojnë gjat si dhe nuk mund këtijë lloji të flokut ti shtoni volum me pamje natyrale.

Për të mësuar se si të shtoni volum që qëndron gjatë gjithë ditës, ne biseduam me disa top stilista të flokve për truqet më të mira dhe stilet e preferuara për flokun e hollë dhe të dobët.

Përdorni një shampo volumizues dhe kondicioner për të krijuar një bazë

"Hapi më kryesorë në arritjen e volumit për flokë të holla fillon në dush," spjegon Brianna Colette. Sigurohuni që po përdorni një shampo dhe kondicioner të lehtë volumizues që përmban përbërës hidratues.

Asnjëher mos aplikoni kondicioner në skalp

"Gjithnjë që lagni flokun duhet të aplikoni kondicioner," thotë Townsend. "Por vetëm nga gjysma e flokve deri në maje." Pasi që ju po hapni kutikulat, floku juaj ka nevojë për lëndët ushqyese. Por aplikimi në rrënja vetëm që do e bëjë flokun të duket i yndyrshëm dhe të humb volumin pas disa orëve.

Aplikoni shkumë në flokë, pasiqë formulat e shkumave që i kemi sot janë shumë elegante dhe hidratuese. "Aplikoni shkumë volumizuese në flokë të njoma," thot Colette. Kujdes se mos aplikoni shum pasi që teprica e produktit vetëm e peshon flokun poshtë."

Thani me tharëse për të aktivizuar produktet volumizuese

Mbase nuk dëshironi të thani me tharëse por nëse nuk e bëni e gjith puna për volum do jetë e kotë. "Pothuajse me të gjithë produktet e volumit ju duhet të përdorni një tharëse në mënyrë që nxehtësia ti aktivizojë ato," thot Townsend.

Mos përdorni brushë deri në fund

"Ktheni kokën poshtë dhe filloni me tharje," spjegon Colette. Mos përdorni asgjë përpos duarve. "Kjo do ngreh rrënjtë dhe do të ashpërsojë kutikulat, duke maksimizuar volumin. Kur floku të jetë tharë 60-70%, ngrihni kokën dhe filloni tharjen me një brushë keramike për të lëmuar majet dhe për ti shtuar butësi stilit." Por kujdes se mos i tërhiqni shumë - ajo vetëm që do e humb volumin.

Vendosni bikutina për një volum shtesë

Colette spjegon se pas tharjes së flokut, ndani ato në kurorë dhe vendosni bikutina, pastaj përdorni të ftohtën e tharëses për të përfunduar me stilizim. Përfundoni me një spërkatës teksturizues.

Përdorni shampo të thatë

"Shampo e thatë është shoku më i mirë i flokut të hollë," thot Townsend. "Kam vërejtur se marr më shumë volum kur përdor shampo të thatë se sa një llak."

Aplikoni theksime nëse dëshironi volum që zgjatë

Theksimet janë një mënyrë e mirë për të shtuar teksturë dhe volum në flokë të holla. "Ashpërson kutikulen, duke mundësuar që floku i hollë të mbajë volumin më gjatë," spjegon Colette. Nëse frikësoheni që theksimet do të dëmtojnë flokun tuaj, kërkoni nga stilisti juaj që të përdorë kanë "ngjyrë me bazë bimore që shpesh përdoret për t'a bërë flokun më të plotë, të shëndetshëm dhe me shkëlqim pa i dëmtuar ato."

Merrni një tretman volumizues nga salonet

Kerastase ofron një tretman Fusio Dose Densifique në salonet e tyre, të dizajnuara për femrat që kanë flokë të holla dhe dëshirojnë flokë të shëndetshme. "Tretmani Densifique do e rigjallërojë flokun, e cila zgjat deri në 4 javë, varësisht nga shpeshtësia e pastrimit me shampo," spjegon Jasmine Anna Galazka.

Krehni flokun nga ana e kundërt në kurorën e kokës

Townsend e bën këtë pothuajse në të gjitha sesionet e fotografisë dhe tapetin e kuq. Ndani flokun në pjesë të vogla, krehni nga ana e kundërt 2-3 herë me anë të një krehëri me dhëmbë të shpeshta, spërkatni shampo të thatë dhe pastaj krehni flokun poshtë lehtësisht për të lëmuar atë.

Pastroni më rrallë me shampo

"E kuptoj që kjo frikëson femrat me flokë të hollë," thot Townsend, pasi që ato shpejtë bëhen të yndyrshme. "Kur ju pastroni flokun me shampo shpesh, produktet volumizuese zakonisht nuk janë edhe aq hidratues të mirë, dhe skalpi juaj do të prodhojë yndyrë për të hidratuer veten." Mësohuni të pastroni flokun me shampo vetëm 3-4 her në javë, dhe ai premton që kjo do ju ndihmojë në pjesën e volumit.

Stilet e duhura për flokë të holla

Merrni parasysh vijat e nofullës dhe formën e fytyrës kur zgjedhni shtresimet dhe gjatësinë e flokut

Pa marrë parasysh lloji i flokut, Joel Warren tregon që shtresimi është i rëndësishëm për një pamje të bukur. Për flokun e hollë ai sugjeron gjatësi deri në shpatulla pasi që ajo gjatësi krijon një pamje të plotë të flokut.

Nëse keni flokë të holla dhe kaçurrele

Provoni një stil që është shtresues dhe që heq majat e ndara, thot John D. Këtë teknikë profesionistët përdorin për të larguar peshën e vdekur nga majat për të krijuar teksturë në flokë. "Ajo krijon butësi në maja, përderisa shtresimi do shtojë volum në kaçurrele, duke e bërë flokun të duket më i trashë dhe më i plotë.

Nëse keni flokë të thatë apo të yndyrshëm

Floku i yndyrshëm dhe i thatë nuk kërkojnë shkurtime spjeciale, thot John D. Ato përfitojnë nga shampoja e thatë dhe maskat e lehta, të cilat përmisojnë dëmet dhe rikthejnë shëndetin. Kur aplikoni maskë në flokë të holla.

 

Burimi: self.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!