Nëse më kishit thënë para 6 viteve që unë një ditë do të shkruja ni artikull rreth asaj se si do të kisha rritur flokët deri te beli, unë do të kisha hudhur kokën time (të flokëve të shkurtra dhe të shkatrruara) duke qeshur.
Si një person së cilës flokët dredha të padiciplinuara do të ishin zhgënjim i ekzistencës gjatë periudhës se shkollës së mesme, unë e bëra atë një mision për të arritur fijet e flokut në mënyrë të shëndetshme përgjatë periudhës sa isha në shkollë të mesme. Kjo nënkuptonte drejtimin e flokëve të mia për çdo ditë për 4 vite me rradhë.
Derisa drejtimi i vazhdueshëm i flokëve me hekur papritur u bo një ushtrim i cili e përforconte dorën, megjithatë, kjo seriozisht më dobësonte fijet e flokut. Flokët e mia dredha dikur u bën tufa të shkurtra të elektrizuara që gjithmonë kërkonin stilim me nxehtësi. Prandaj, unë procedova të skuqja e flokëve tek pika e thyerjes pa spërkatje të mbrojtësit nga nxehtësia (nuk e dija që ekzistonte!).
Në 2013, vendosa që të filloj udhëtimin tim të shëndetshëm të flokëve. Rritja e flokëve dredha vetëm se është gjë e vështirë, prandaj rritja e flokëve dredha të skuqura derisa përdorja veglat e nxehta më dukej diçka e pamundur. Sidoqoftë, pas një hulumtimi të konsiderueshëm, orë të tëra testesh, dhe 2 vite pritjeje, unë më në fund pata mundësinë të ringjallë flokët e mia të vdekura dhe t'i rrisë ato në mënyrë të konsiderueshme.
Burimi: beautylish.com