Ne të gjithë kemi një listë të gjërave që do t'i bënim nëse vetëm do të kishim kohë dhe gjasat janë që njëra nga këto linja të artikujve për t'i organizuar përfundimisht produktet e lakmuara të grimit dhe produktet e tjera të përkujdesjes ndaj lëkurës. Lajm i mirë: Nuk ka kohë më të mirë se sa tani. Lajmi më i mirë është: ne jemi duke e bërë këtë gjë të thjesht, të lehtë dhe të shpejt. Dhe lajmi ma i miri nga të gjitha lajmet tjera: e gjitha që ju duhet është të keni çanta të vogla apo të mëdha, bazuar në inventarin tuaj të bukurisë. Jo vetëm se panelet e tyre do t'ju mundësonin që t'i vëreni produktet që ju nevojiten, ato janë poashtu të thjeshta për tu pastruar, për t'i ruajtur dhe për udhëtim. Le të vazhdojmë para në mënyrë që ju të mund të shpenzoni ditën (apo javën) duke u ndjerë produktiv.
Inventari
Filloni duke e shikuar me kujdes së çka posedoni, dhe krijoni dy grumbuj: njëra për gjërat që dëshironi t'i mbani dhe tjetra për t'i shkundur. Nuk e keni provuar këtë gjë me vite të tëra? Shkundni. Keni pasur produkte të dyfishta? Shkundni. Atë dhuratë që e keni marr nuk është përshtatur për lëkurën tuaj? Shkundni. Sigurohuni që çdo gjë që mbani është në formë të duhur. Përdorni udhëzimin tuaj që t'i hiqni qafe të gjithë artikujt e vjetër dhe me afat të skaduar.
Ndani ato bazuar në frekuencën e përdorimit
Tani që ne kemi ngushtuar sasinë tuaj të bukurisë, ndani pjesën e mbetur të artikujve bazuar në frekuencën e përdorimit të tyre. Ne ju rekomandojmë që artikujt që i përdorni më së shpeshti, t'i vendosni në një qese - këto janë produktet e grimit dhe përkujdesjes ndaj lëkurës që i përdorni çdo ditë. Mendoni: hidratuesi apo shkëlqyesi për buzë. Në këtë mënyrë, ju mund t'i keni produktet që i përdorni rregullisht më afër dhe ato që i përdorni më rrallë i vendosni anash.
Burimi: beautylish.com