Thonjt e shëndetshëm, të fuqishëm dhe me shkëlqim janë shenjë e bukurisë dhe të udhqyerit e mirë - nuk është për tu çuditur se çdo grua ka dëshirë që t'i ketë të tilla. Sidoqoftë, përkujdesja ndaj thonjve mund të jetë nganjëherë punë e vështirë, pasi që thonjt e secilës grua janë të ndryshme. Përkundër këtij fakti, janë disa mënyra univerzale për të përmirësuar gjendjen e tyre.
Më poshtë, ne ju paraqesim disa këshilla që do t'i bëjnë thonjt tuaj të shëndetshëm dhe të bukur pa shumë përpjekje.
1. Hidratoni!
Hidratimi i duhur është baza absolute për thonj dhe kutikula të shëndetshme. Kur thonjt janë të thara, ato bëhen më të dobëta dhe kështu mund të thyhen lehtësisht. E njejta vlen edhe për kutikula - nëse ato nuk janë të hidratuara mjaftueshëm, ato fillojnë të shkaktojnë dhimbje, e cila mund të shoqërohet me skuqje dhe irritim.
Për t'i hidratuar thonjt tuaj, më së miri është që të zgjedhni kremin e duhur. Është vitale që të përzgjedhni produktin që i kushtohet jo vetëm duarve tuaja por poashtu edhe thonjve tuaj. Këto kremra zakonisht kanë më shumë veti hidratuese, siç është për shembull, vaji i arganit apo glicerina.
Nëse nuk është rutina e juaj ende, provoni që të mësoheni me përdorimin e produkteve hidratuese të paktën dy herë në ditë, apo çdo herë pasi që të keni larë duart.
2. Mos i prisni kutikulat
Shumë gra kanë zakone jo të mira të prerjes së kutikulave në mënyrë të tepërt. Në fakt, duke e bërë një gjë të tillë, mund të jetë e dëmshme për shëndetin e thonjve tuaj. Kutikulat janë një barierë që mbron gishtat dhe thonjt nga bakteriet apo këpurdhat e shumta, dhe kur ato dëmtohen apo prehen, funksioni i tyre bëhet i pamundur. Për më shumë, prerja e tepërt e tyre mund të rezultoj poashtu në deformime dhe sëmundje të thonjve.
Kjo është arsyeja se pse doktorët dhe ekspertët e bukurisë nuk e rekomandojnë prerjen e kutikulave vetë - nëse ato janë shumë të gjata, thjeshtë leni profesionistin që t'i prej ato.
3. Mbani thonjt e shkurtër
Shumë gra ëndërrojnë që të kenë thonj të bukur dhe të gjatë manikyri. Mund të jetë gabim në kuptim e shëndetit të thonjve, kjo. Idealisht, thonjt duhet të mbahen në mënyrë pedante dhe relativisht të shkurtra (gjatësia e majes së gishtit duhet të jetë e mjaftueshme).
Nëse thonjt janë shumë të gjata, bakteriet dhe pluhuri mund të futet ndër to dhe kështu rreziku nga infeksioni apo mungesa e higjienës rritet.
Për më shumë, mundohuni që të evitoni thonjt e stërgjatur artificial, psh. ato të akrilit. Akrili është një material nga të cilat shumë njerëz janë alergjik, prandaj nuk është e këshillueshme që të përdorni ato për këto sipërfaqe të ndjeshme siç janë thonjt dhe duart.
4. Shmangni kontaktin me kemikalet
Substancat kimike janë të njohura që shkatrrojnë shtresën mbrojtëse të bakteries natyrale në duar dhe kështu ato mund t'i përkeqësojnë thonjt.
Kjo është arsyeja se pse është e nevojshme që të kufizoni kontaktin me substanca kimike, siç janë detergjentët. Natyrisht, nuk është tërësisht e mundshme, pasi që shumë prej nesh e përdorim atë çdo ditë. Zgjidhja e mirë dhe e thjesht është që të mbathim doreza të veçanta mbrojtëse kur përdorim çfardo detergjenti.
Kontaktet e tepërta me ujë, psh. gjatë larjes së enëve apo larja e duarve në mënyrë të shpesht ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së thonjve. Për t'ju mbrojtur nga këto ndikime, ju mund të përdorni sapun që është i dizajnuar për lëkurë të ndjeshme.
5. Merrni shtesa
Thonjt mund të revitalizohen dhe hidratohen jo vetëm nga jashtë por edhe nga brenda. Përkujdesja e brendshme është njejtë e rëndësishme dhe kjo mund të arrihet duke marr shtesa dietale.
Një përbërës i rëndësishëm që është i dobishëm për thonjt është biotina. Është anëtar i grupit B të vitaminave dhe i bën i thonjt e trashë si dhe shmang çarjen dhe thyerjen e tyre.
6. Kufizoni manikyrët hibrid
Çdo grua ka dëshirë që të ketë manikyr të zbukuruar, por është e këshillueshme që të kufizoni numrin e tyre. Çdo herë që bëni manikyr hibrid, thonjt bëhen më të dobët dhe trajtohen me substanca të fuqishme kimike.
Edhe nëse ju pëlqen që të keni thonj që janë në modë, mundohuni që të pauzoni nga hibridet nga çasti në çast dhe provoni ato me pamje natyrale - për hir të shëndetit dhe bukurisë së thonjve tuaj!
7. Vëzhgoni thonjt tuaj
Thonjt tuaj mund të jenë me të vërtetë shenjë e rëndësishme e sëmundjeve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore, prandaj është e udhës që të vëzhgoni ato dhe të arrini në përfundime.
Për shembull, thonjt që janë zbardhur së tepërmi mund të sinjalizojnë probleme me mëlqinë apo shtrati i zbehur i thonjve që mund të sinjalizoj aneminë. Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë të prirur që të kenë thonj të verdhë, për shembull. Sa më shpejt që vëreni ndonjë problem, aq më e lehtë do të jetë që ta trajtoni atë.
Përfundim
Përkujdesja e thonjve nuk është një fushë e ndërlikuar, me kusht që ju i përcillni disa udhëzime dhe i lexoni shenjat nga trupi i juaj.
Sapo që të keni bërë rutinën tuaj ditore që përfshinë hidratimin, përkujdesjen profesionale të kutikulave dhe pasi që të keni vendosur që të kufizoni kontaktin me substancat kimike, ju sigurisht që do të keni thonj të fuqishëm, të shëndetshëm dhe në modë.
Burimi: didyouknowfashion.com