Nëse jeni duke kërkuar për këshilla të ekspertëve në aplikimin e grimit tek tonet e errëta të lëkurës, Derrick Rutledge është njeriu me të cilin duhet të flisni. Me më shumë se 25 vite përvojë si artist grimi dhe me një portfolio që përfshin Michelle Obama, Beyoncé dhe Janet Jackson, Rutledge është mjaft i pregatitur profesionalisht për të gjitha dhe posaçërisht duke vënë theksin tek tonet e errëta të lëkurës. Është kjo ekspertizë që e ka tërhequr artistin kryesor të grimit të Oprah Winfrey—pasi që e ka parë grimin e tij që e ka bërë për Michelle Obama kur ajo u paraqit në ballinën e revistës TIME më 2009.
Më herët gjatë këtij muaji, Rutledge erdhi në Kanada me Oprah dhe mu dha rasti të bisedoj me të lidhur me disa nga sekretet e tij të bukurisë. U pa qartë se ai e di fare mirë se çka dëshiron dhe pse—përkundër punës me disa nga gratë më të fuqishme që janë në skenën e showbizit - ai është ende i përulur: “Unë e bëjë këtë për artin dhe reagimet që i marr pasi që i grimosi. Çdo gjë tjetër erdhi me pasionin për këtë punë.”
Dhe ky pasion ka për ta japur frytet e tij: Përgjatë 10 viteve të kaluara, Derrick Rutledge ka punuar me linjën e tij të kozmetikës të quajtur Ü Lifestyle (shkurtimisht OOH). Rutledge ishte lodhur duke i përzier dhe kombinuar produktet ekzistuese për të arritur rezultatet, dhe kjo ishte arsyeja e lindjes se koleksionit të tij të bukurisë. Përderisa detajet janë ende në proces e sipër, grimi Ü Lifestyle do të përfshijë kremin dhe bazën e lëngshme në një varg prej 24 nuancave. Sa i përket ekspertizës së tij të bukurisë, lexoni këshillat më kryesore të Derrick Rutledge për tonet më të errrëta të lëkurës.
Gjithmonë filloni me lëkurën e bukur
Një gjë për të cilën Derrick Rutledge shkëlqen sa i përket aftësive të tij është krijimi i lëkurës së bukur të grave me ngjyrë. Është evidente puna e tij me profilet e larta të klientëve të tij siç është Michelle Obama. Teknika e tij gjithmonë duket e freskët dhe natyrale. Ai e bën këtë duke i përdorur tre nuanca të bazës: “Një të lehtë, një mesatare dhe një të errët.” Që të gjitha këto ngjyra përdoren në kombinim për të përputhur kombinimet e ndryshme të cilat gjenden në shumicën e toneve të errëta/të thella. Më pëlqen se si ai e përdorë bazën më të lehtë në siperfaqet siç është mjekra dhe pjesa ndër sy për të theksuar siperfaqet që janë zakonisht "të puthura nga dielli."
Mos keni frikë të kërkoni ndihmë
Gjetja e bazës së duhur për herën e parë mund të jetë e vështirë. Frustrimi i jonë dhe përgjithësisht mungesa e njohurive, bën shumica e njerzve zakonisht të gabojnë kur provojnë për herë të parë. Pse? Rutledge shpjegon: “Shumë herë ndodhë që ngjyra që është në karton, është e vështirë të shihet në paketim” Ai është një besimtar i vendosur për të shkuar në dyqan për ta patur mundësinë që të kombinoj dhe të aplikoj bazën tek ju. Nëse ata mund ta japin një mostër të cilën mund ta marrësh në shtëpi për ta provuar, kjo është një bonus.
Burimi: fashionmagazine.com