Si të përdorni një kthyese qerpikësh siç duhet

Nuk ka asgjë si qerpikët e kthyer lart, veçanërisht si fillim për një pamje dramatike të syve. Por nëse qerpikët nuk ju kthehen aq leht pasi të vendosni maskarën tuaj të preferuar, atëherë është koha të përdorni një kthyese qerpikësh.

E dimë se çfarë mund të mendoni: Është një mjet i vjetër e i njohur, për të cilin ka një arsye që nuk keni investuar. Por me të vërtetë bën ndryshim në qerpikët tuaj, gjithçka ka të bëjë me dijen e përdorimit të duhur.

Çështja është se nëse nuk keni mësuar më parë se si të përdorni një kthyese qerpikësh, mund të mos jeni të sigurt se si ta bëni atë pjesë të grimit tuaj të përditshëm. Ju mund të keni dëgjuar edhe se si ky mjet mund të dëmtoj qerpikët, dhe nëse jeni duke u mësuar se si të aplikoni grimin e syve, më poshtë do të zbuloni se një kthyese qerpikësh është një domosdoshmëri.

Për fat të mirë, një kthyese qerpikësh është në të vërtetë shumë e lehtë për t'u përdorur. Më poshtë, Do t'ju tregojmë se si të lakoni qerpikët dhe të përmirësoni rutinën e të grimit të syve.

A janë të këqija për qerpikët kthyeset?

Kthyesi i qerpikëve është një mjet efektiv në dukjen e qerpikëve më të gjatë që mund të përmirësohet edhe më shumë nga një maskarë. Nuk ka gjë të tillë si një kthyes i keq i qerpikëve (në kontekstin që të dëmtoj qerpikët tuaj), ka thjesht praktika dhe teknika të këqija të përdorimit të tyre.

Nëse nuk e përdorni kthyesin e qerpikëve në mënyrën e duhur ose përdorni një kthyes qerpikësht të pistë, mund të ketë pasoja negative (p.sh. infeksionet e syve). Por në përgjithësi, kthyesit e qerpikëve në vetvete nuk janë të dëmshëm për qerpikët.

Mënyra e duhur e përdorimit të një kthyesi qerpikësh

Rregulloni qerpikët e ëndrrave me këto këshilla se si të përdorni një kthyese qerpikësh në mënyrën e duhur dhe bëni atë që bëjnë profesionistët.

  1. Përdorni gjithmonë mjetin e pastër

Kthyesit e qerpikëve duhet të pastrohen, ashtu siç bëni me brushat e grimit. Neglizhimi i pastrimit të kthyeses së qerpikëve mund të rezultoj në një infeksion të syve, prandaj sigurohuni që të shtoni kthyesin e qerpikëve në listën e mjeteve të grimit që duhet të pastrohen. Lahet thjeshtë, me sapun dhe ujë, ose pastrues grimi.

  1. Ktheni qerpikët para aplikimit të maskarës

A e përdorni kthyesen para apo pas maskarës? Epo, gjithmonë duhet t'i ktheni qerpikët përpara se të aplikoni maskarën, jo më pas. Jo vetëm që puna në rend të kundërt mund të ndotë kthyesen, por pas kësaj kthyesja mund t'i dëmtoj qerpikët gjatë procesit pasi maskara i bën qerpikët më të fortë. Kjo është arsyeja pse kthyeset e qerpikëve nganjëherë mund të konsiderohen të dëmshëm për qerpikët tuaj. Nuk është vet kthyesja, është mënyra se si po e përdorni.

  1. Mos harroni ta ktheni nga lart

Shumë herë, njerëzit harrojnë të kthejnë qerpikët dhe të lakojnë mjetin gradualisht nga lart, por nuk ju preferojmë ta kaloni këtë hap. Kjo do t'i japë qerpikëve tuaj një ngritje të menjëhershme me efekt "Lash Lift", gjithashtu do t'i mbajë qerpikët e kthyer për kohë më të gjatë.

  1. Mos e mbani të njëjtin kthyese përgjithmonë

Në përgjithësi, kthyeset nuk janë lloji mjeti që mund ta mbani përgjithmonë dhe të mos e zëvendësoni kurrë. Me kalimin e kohës, jastëkët e gomës që ndihmojnë në lakimin e qerpikëve konsumohen dhe do të vini re se kthyesja nuk është më aq efektiv. Disa kthyese e kanë opsionin e ndërrimit të jastakëve, gjë që ju lejojnë ta mbani kthyesen për një kohë të gjatë duke ndërruar jastëkët pas një kohe, por disa të tjerë duhet t'i blini komplet përsëri.

A i dëmton kthyesja qerpikët?

Përdorimi i kthyeses nuk duhet të dëmtojë qerpikët për sa kohë që po e përdorni në mënyrën e duhur. Nëse jeni duke përdorur një kthyese qerpikësh të nxehur paraprakisht dhe e keni lënë atë për një kohë të gjatë në qerpikë, atëherë mund të dëmtoni qerpikët nga nxehtësia. Ndiqni udhëzimet për kontrollin e temperaturës dhe mos e teproni, kështu nuk do të keni nevojë të shqetësoheni se do t'i humbni qerpikët në përpjekje për t'i bërë ato më të gjata dhe të ngritura.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!