Pavarësisht nëse nuk keni eyeliner për sy, keni paleta të vjetra të hijeve për sy që nuk i përdorni kurrë, ose keni një nuancë të preferuar të hijeve për sy që keni dashur ta shihni si eyeliner, ka një sërë mënyrash të thjeshta që mund të shndërroni çdo hije sysh në një eyeliner. Pjesa më e mirë është se do t'ju nevojiten vetëm disa produkte për të eksperimentuar, pa blerë ndonjë produkt të ri.
- Shtoni pak ujë
Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e pak uji, ky është ndoshta opsioni më i lehtë dhe më i përshtatshëm për të transformuar hijen e syve në eyeliner. Thjesht kaloni brushën me kënd nën pak ujë, më pas merrni nuancën tuaj të preferuar të hijeve me brushë. Do të shkumësohet në një konsistencë të ngjashme me pastën, të cilën mund ta rrëshqitni lehtësisht në qepallat e sipërme dhe të poshtme, njësoj si eyelineri.
- Përdorni sprej fiksues për grim
Nëse tashmë keni një sprej fiksues grimi në arsenalin tuaj të bukurisë, ky është një tjetër mundësi e mirë për të kthyer çdo hije sysh pluhur në një eyeliner. Thjesht spërkateni brushën disa herë me sprej dhe merni me brushë nga nuanca e zgjedhur.
- Përdorni pikat e syve
Po, ashtu është, mund të përdorni edhe pika për sy për përzierje. Ka kuptim nëse e mendoni më detajisht: pikat e syve veçse janë të sigurta për sytë, me shumë siguri i keni në shtëpi dhe janë gjithashtu të lehta për shpërndarje. Shtrydhni disa pika mbi brushë, më pas merrni nuancë nga një hije dhe aplikojeni si zakonisht.
- Përdorni hijen e syve ashtu siç është
Edhe nëse gjithçka që keni në dispozicion është një hije e vetme dhe një brushë, prapëseprapë mund të bëni eyeliner pothuajse nga zero. Ndërsa është e vërtetë që nuk do të jeni në gjendje të merrni një pamje super të mprehtë si nga eyeliner i zakonshëm, mund të arrini një efekt smokey të eyeliner-it, i cili është po aq i mirë. Ne ju rekomandojmë të përdorni një hije me një konsistencë kremoze ose xheli, por në fakt, çdo llok konsistence do të jetë e mirë, hijet krem thjesht do të jenë më të lehta për t'u përzier dhe për t'u aplikuar. Thjesht zhytni brushën me kënd në ngjyrën e hijes që keni zgjedhur dhe aplikojeni atë në qepallën e sipërme dhe nën vijën e poshtme të qerpikëve.
Burimi: Lorealparisusa.com