3 teknika grimi trendi për buzët - nga më e thjeshta tek ajo më Glam

Trendet vijnë e shkojnë, por disa trike nga TikTok janë kaq të mira, saqë bëhen elementë kryesorë në rutinat tona, dhe këto teknika të grimit të buzëve nuk bëjnë përjashtim.

Tre nga triket më trendi së fundmi në TikTok do t'ju çojnë nga dita në natë, puna në festë, në një moment. Pavarësisht nëse dëshironi një pamje natyrale apo me shkëlqim të plotë, për çdo rast, ja një trik buzësh e miratuar nga TikTok-u.

Buzët e thjeshta

Për punë të rasti.

Ky është pamja më natyrale dhe delikate e buzëve nga të treja. Edhe pse është e thjeshtë, do të bëj buzët të duken shumë të plota. 

Për këtë grim, filloni duke kufizuar buzët me një laps që përputhet me ngjyrën natyrale të buzëve tuaja. Ndërsa gjetja e nuancës së duhur mund të kërkojë disa prova dhe gabime, ky është çelësi. Nëse është shumë e hapur mund të dukeni më zbehur ndërsa nëse është shumë e errët nuk duket aq natyrale. Nuanca e duhur me pamje natyrale do t'u japë buzëve një pamje më të plotë pa u dukur kufizimi me laps. Do të duket kaq e natyrshme dhe e thjeshtë, saqë mund ta aplikoni edhe në palestër.

Përmbushni pamjen me një balsam ose vaj ushqyes për buzë, dhe jeni gati!

Përkufizim oval

Për drekë ose për punë

Për të përmirësuar pak më shumë pamjen tuaj, provoni përkufizimin oval. 

Përsëri, zgjidhni një nuancë buzësh të ngjashme me ngjyrën tuaj natyrale të buzëve. Filloni duke kufizuar qendrën e harkut të buzës së sipërme dhe pasqyroni vijën njësoj në buzën tuaj të poshtme. Më pas, lidhni linjat në buzën e sipërme dhe të poshtme duke vizatuar një formë ovale në qendër të buzës së sipërme. Në thelb po rivizatoni buzët tuaja në një formë më të rrumbullakët për një pamje më të plotë.

Përfundojeni duke aplikuar një buzëkuq ose shkëlqyes buzësh që buzët të duken më të rrumbullakëta dhe më të shëndosha pa ndonjë vijë të ashpër.

Buzët e sirenës

Për darkë, festa, çdo rast të plotë glam.

Për një pamje më glam të buzëve, kjo është mënyra më e mirë. 

Për këtë, zgjidhni një laps më të errët se ngjyra juaj natyrale e buzëve. Kufizoni buzët, duke filluar nga harku i buzës së sipërme. Kur të arrini në cepin e jashtëm të buzëve, lëvizni lapsin lart, pothuajse si të aplikoni vijën e syve. Më pas, kufizoni buzën e poshtme.

Kompletoni pamjen me një buzëkuq, shkëlqyes buzësh (ose të dyja) sipas dëshirës.

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!