Si të merrni atë që e dëshironi në një qoshe grimi

Qeset e qelqit, zonjat të veshura me rroba ngjyrë të zeza dhe blerësit e zhurmshëm -- qoshet në supermarkete mund të jenë të frikshme. Jo më. Ndiqni udhëzuesin tonë para se të shkoni në dyqane dhe mund ta keni një përvojë të kënaqshme dhe të lehtë.

Nëse jeni një profesioniste stinore, dhe e dini se çka ju nevojitet, një udhëtim i shpejt në Sephora apo ta vizitoni webfaqen janë zgjidhje të shpejta dhe të lehta. Por nëse doni më shumë udhëzime të detajuara, supermarketi i juaj i afërt mund të jetë një opcion madhështor. Disa nga talentet artiste dhe shitesët më të shoqëreshme punojnë në supermarkete dhe nëse jeni duke kërkuar bazë të re (apo çkado tjetër), ato mund të jenë të paçmuara.

Komunikimi është çelësi

Arrini atë për çka jeni duke u munduar: eksploroni gjërat e reja nga marka e juaj e preferuar? Që të arrini të gjeni kombinimin e përsosur të nuancës së bazës? Që të mësoni rreth produktit më të ri për përkujdesje ndaj lëkurës? Apo ndoshta ju dëshironi që të plotësoni maskarën tuaj? Ju duhet ta dini këtë para se të hyni në supermarket në mënyrë që të mund të komunikoni efektivisht objektivat tuaja. Frazat e mira që duhet t'i përdorni:

“Faleminderit, por unë jam vetëm duke luajtur rrotull tani. Do t'ju informoj nëse kam ndonjë pyetje.”

“Më duhet vetëm të marr disa produkte grimi shpejt. Këto janë ato që më nevojiten: [...]”

“A mund të më tregoni rreth [produktit që e kam parë në një magazinë/në TV/ etj.]?”

Keni parasysh anwn tjetër të qoshit të grimit

Pa dyshim që ju kurrë nuk jeni e obliguar që të blini diçka që nuk e dëshironi apo që nuk iu nevojitet, por kini kudjes që mos ta shfrytëzoni kohën e shitëses kot nëse nuk synoni të blini ndonjë gjë. Nëse vetëm dëshironi që të shikoni nuancat para se t'i blini online, ju duhet të komunikoni me shitësen në mënyrë që mos të humbisni kohë. Ju nuk do të shkonit në një restorant dhe të uleni në një tavolinë dhe të prisni me orë të tëra, apo jo?

Nëse ato shpenzojnë shumë kohë me ju dhe ju absolutisht nuk gjeni atë që po e kërkoni, falenderoni për kohën e tyre, pyesni për emrin dhe merrni kartëvizitën, (nëse keni qenë ndihmues dhe ju ka pëlqyer, natyrisht) tregoni atyre që do ju do të ktheheni përsëri nëse keni nevojë herën tjetër. Mos u ndini keq nëse nuk shpenzoni mjete financiare nëse që të dytë keni tentuar të gjeni diçka dhe nëse nuk keni mundur ta gjeni produktin e caktuar. Ndodhë.

 

Burimi: beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!