Si të mbuloni herpesin (ethet) me grim

Këto flluska të bezdisshme, të ngjashme me puçrrat, nuk janë padyshim të bukura për tu parë dhe më e keqja është që ato zakonisht ndodhen pikërisht pranë buzëve.

Edhe pse ato do të largohen pas një kohe dhe lëkura juaj do të duket përsëri siç ishte, normalisht nëse nuk dëshironi që herpesi të dëmtojë rutinën tuaj të grimit. Gjithçka që ju nevojitet janë produktet e duhura, më poshtë shihni se si të mbuloni herpesin me grim.

Pse krijohet herpesi?

Para se të flasim se si të mbulojmë herpesin, është mirë të shqyrtojmë fillimisht se çfarë është ai. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD) herpesi është një flluskë e vogël që zakonisht zhvillohet në buzë ose rreth gojës. Ftohjet janë rezultat i virusit herpes simplex dhe sipas AAD, është mjaft të zakonshme, më shumë se gjysma e amerikanëve midis 14 dhe 49 vjeç bartin virusin që rezulton në herpes.

Si ta trajtoni herpesin?

Nëse mendoni se keni herpes, drejtohuni te dermatologu, pasi ata shpesh mund të diagnostikojnë atë vetëm duke e parë. Për sa i përket trajtimit, ka disa faktorë, të cilët dermatologu do t'ju rekomandojë bazuar në rrethanat që jeni. AAD thotë se trajtimi zakonisht përfshin ilaçe antivirale orale ose lokale, ilaçe kundër dhimbjeve dhe krem kundër diellit.

Nëse nuk keni mundësi të shkoni menjëherë te dermatologu, ka disa opsione të rekomanduara nga dermatologët të bëni në shtëpi për të ndihmuar. Kjo përfshin ilaçin antiviral pa recetë kundër herpesit, presionin e butë me një kub akulli dhe aplikimin e vazelinës në zonën e prekur. Fatkeqësisht, herpesi nuk do të largohet brenda natës, por ju mund ta përshpejtoni procesin e shërimit me regjimin e duhur të kujdesit.

Si të mbuloni herpesin?

Duke pasur parasysh njohuritë e mëparshme, le të flasim se si të mbulojmë me grim herpesin që pothuajse është shëruar. Klinika e Cleveland thekson se ju mund të aplikoni grim në zonën e prekur, kështu që, kur bëhet fjalë për përdorimin e kozmetikës në plagët e herpesit, më poshtë janë disa këshilla për t'u mbajtur në mend.

  1. Prisni derisa herpesi të thahet

Ndonëse mund të jetë në rregull të përdorni grim tek zona e prekur me herpes, nuk rekomandohet ta mbuloni atë me grim në shikim të parë. Kur herpesi është i ri, ato zakonisht është i hapur, kështu që jo vetëm që grimi nuk do të ngjitet (si përpjekja për të aplikuar bazën mbi një puçërr që sapo shtypur), nuk do të dëshironit që asgjë të futet në plagën e herpesit. Prisni derisa herpesi të thahet dhe të jetë i gërvishtur për ta mbuluar me grim. Në tjetrën anë, herpesin gjithmonë mund të mbuloni me një fashë të vogël.

  1. Përdorni produkte me mbulim të plotë

Normalisht, për të mbajtur të fshehur herpesin, duhet t'i drejtoheni produkteve të grimit që kanë formula të mbulimit të plotë.

  1. Zgjidhni një balsam hidratues për buzët

Herpesi me kore në buzë mund të duket shumë i thatë, kështu që është një ide e shkëlqyeshme të kërkoni një balsam hidratues buzësh për të ndihmuar në fshehjen e tij.

  1. Aplikoni grimin siç duhet

Klinika e Cleveland thotë se për të parandaluar përhapjen e infeksionit, ata rekomandojnë përdorimin e një aplikuesi të tillë si një shtupë pambuku, për të aplikuar grimin në zonën e prekur. Ju do të dëshironi që ky aplikues të jetë një-përdorimësh ose diçka që mund ta pastroni pas çdo përdorimi. Kjo do të thotë që mos e aplikoni buzëkuqin direkt, merrni një sasi të vogël produkti në një shtupë një-përdorimëshe ose një brushë që ta pastroni menjëherë pas përdorimit. E njëjta gjë vlen edhe për korrektorin apo çdo produkt tjetër grimi.

  1. Përdorni një sprej për mbajtjen e grimit

Në mënyrë që grimi të mbulojë në mënyrë të përsosur dhe të maskojë herpesin,  vendosja e sprejit të grimit është një domosdoshmëri. Për tu siguruar që makijazhi juaj të qëndrojë në vend gjatë gjithë ditës dhe natës, vulosni pamjen me disa spërkatje të sprejit për grim.

  1. Hiqeni grimin me kujdes

Në fund, është mirë të hiqni grimin dhe t'i jepni herpesit pak kohë për të marrë frymë dhe të vazhdoj të shërohet. Për të hequr të gjithë grimin tuaj, përdorni ujin micellar. Për të ndihmuar në shmangien e përhapjes së infeksionit, mos fshini një copë pambuku në të gjithë fytyrën dhe herpesin njësoj, në vend të kësaj, zhytni një shtupë pambuku të pastër në ujin tuaj micellar (dhe mos e zhytni dy herë me të njëjtën shtupë) për të hequr grimin në zonën e prekur. Pasi të hiqet grimi, mund të vazhdoni me kujdesin e lëkurës gjatë natës dhe ilaçin për herpesin për të vazhduar procesin e shërimit.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!