Në ditët e sotme, eyeliner-ët shiten pothuajse në çdo ngjyrë. Prapëseprapë, jo çdo opsion është në gjendje të ofrojë aplikim të saktë, pigmentim të pasur apo qëndrueshmëri afatgjatë. Fatmirësisht, është e mundur që të transformoni paletën e hijeve tuaja të preferuara në një eyeliner magjepsës, ju vetëm duhet të zgjidhni modelin e dëshiruar në mënyrë që të përcaktoni se cila metodë aplikimi është më e mira për ju. Pavarësisht nëse shpresoni të krijoni linja të ngushta, të plota ose një pamje më të turbullt (smokey), artistët e grimit që zotërojnë këto teknika po ndajnë të gjitha këshillat e tyre. Vazhdoni të lexoni për të mësuar gjithçka se si të bëni eyeliner me paletë hijesh.
Linja të holla
Nëse qëllimi juaj është të imitoni pamjen e eyeliner-it të lëngshëm me brushë të hollë, artistja e grimir nga MAC Cosmetics Keri Blair thotë se gjithçka ka të bëjë me brushën që e zgjidhni. "Për një linjë të ngushtë, të definuar mirë, unë rekomandoj një brushë të vogël, të ngushtë me kënd për saktësi dhe kontroll në vendosje dhe aplikim," thotë ajo.
- Zgjidhni ngjyrën që dëshironi dhe aplikojeni. Për rezultate më të mira, Blair rekomandon të zgjidhni një hije mat ose me pigment intensiv.
- Shtypni hijen në vijën e qerpikëve. "Përdorni anën më të gjatë të qimeve të brushës për të aplikuar linjën tuaj," udhëzon ajo. "Përdorni një lëvizje stampuese për të marrë intensitetin më të madh, gjëja më e mirë është se hijet e syve vendosen si çdo pudër në lëkurë, kështu që me të vërtetë ka njëfarë qëndrueshmërie për një kohë të gjatë."
- Aplikojeni lehtë për më shumë ndikim. Artistja e grimit Nydia Figueroa rekomandon të njëjtën teknikë për linjat e holla të bëra me hije; sidoqoftë, ajo sugjeron që ta aplikoni të njëjtën mënyrë edhe për linjat më të gjata. “Më pas mund të merrni një krem të syve ose heqës grimi për të definuar linjën e mprehtë”, shton ajo.
Linjë e turbullt (smokey)
Dëshironi për një pamje më të gjallë të eyeliner-it? Hija e syve bën mrekulli duke i dhënë jetë pamjes së turbullt apo smokey. "Nëse dëshironi diçka pak më smokey, mund të përdorni një brushë të dendur që ka një sipërfaqe më të madhe," thotë Blair, duke vënë në dukje se duhet të ndiqni të njëjtat hapa si për linjën e hollë.
"Mund të përdoret edhe një brushë e sheshtë me majë të rrumbullakosur, maja e butë e rrumbullakosur jep një pamje të smokey dhe të turbullt që mund t'i ringjallë sytë tuaj në disa sekonda," shton ajo.
- Zgjidhni hijen. Kur synoni për një pamje më të turbullt, është e rëndësishme të përdorni rimelët që kanë natyrë kremoze dhe të përzier.
- Mbushni brushën dhe aplikojeni. Pasi të keni zgjedhur hijen e dëshiruar, Blair thotë që të lyeni majën e brushës tuaj me të dhe ta kaloni butësisht përgjatë vijës së qerpikëve. Duke e zvarritur butësisht në vend që t'a aplikoni me goditje të lehta, ajo thotë se do të jeni në gjendje të krijoni një pamje më smokey. “Kjo teknikë është veçanërisht efektive përgjatë vijës së poshtme të qerpikëve për një pamje super seksi,” shton ajo.
- Këshillë profesionale: Nëse jeni duke përdorur një hije me shkëlqim, metalike ose mat, Blair thotë se ato kanë më shumë mbetje. “Për ta shmangur këtë, shtypni së pari hijen në vend dhe më pas përdorni një version të pastër të brushës (mund ta fshini brushën tuaj përgjatë një peshqiri ose faculete të pastër për ta pastruar atë në të thatë). Me fjalë të tjera, aplikojeni me një brushë dhe shpërndajeni me një tjetër.
Aplikim i njomë
Nuk jeni adhurues i pamjes smokey ose nuk ju pëlqejnë hijet e thata si eyeliner? Blair thotë se përzierja e hijes me një sprej hidratues apo medium fiksues mund të ndihmojë në krijimin e një alternative shumë intensive të linerit.
Shpresoni që aplikimi të jetë afatgjatë? Blair thotë zgjidhni një medium të veçantë përzierjeje. "Vetëm mbani mend se sa më shumë lagështi ose medium përzierjeje që përdorni, aq më i holluar do të jetë rezultati, kjo mund të marrë pak kohë, por rezultatet do të japin kaq shumë opsione argëtuese dhe shumëngjyrëshe."
- Zgjidhni brushën. Kur punoni me hije të njomë, do të merrni rezultatin më të mirë me një brushë me kënd të imët, thotë Figueroa.
- Lagni brushën. Pasi të keni zgjedhur brushën, thjesht spërkateni me sprejin hidratues ose zhyteni në ujë nëse preferoni të ndiqni atë rrugë.
- Merrni rimelin. Pasi të lagni furçën, Blair thotë ta zhytni butësisht në hijen tuaj. "Kini kujdes se disa hije do të ngurtësohen në nëse lagen, kështu që një opsion tjetër i shkëlqyeshëm është të përdorni një brushë maskare, shpatull ose brushë për të gërvishtje në një pjesë të hijes në një paletë ose faculetë," thotë ajo. “Më pas lagni furçën dhe zhyteni në hije dhe aplikojeni në vijën e qerpikëve tuaj.”
- Ndiqni linjën e qerpikëve tuaj. Kur hija është e lagur, ka më pak gjasa të ketë, kështu që Blair dhe Figueroa bien dakord që rrëshqitja e tij përgjatë vijës së qerpikëve është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për ta aplikuar atë.
“Në varësi të hijes, ju mund të krijoni shumë forma dhe intensitete të ndryshme grafike,” shton Blair, duke vënë në dukje se nj hije e njomë ofron shumë hapësirë për t'u bërë kreativ me eyeliner-in tuaj.
Burimi: Byrdie.com