Si të hiqni gellët në mënyrë të sigurtë pa dëmtuar thonjt

Nëse keni përdorur gell shkelqyes para periudhës së karantinimit, gjasat janë që keni filluar të dukeni pakëz të lënë pas dore.

Duke e marr parasysh që tanimë nuk është opcion shkuarja në sallon për ta hequr gellin nga thonjt tuaj, ju, duke i ndjekur këta 4 hapa, mund ta bëni këtë në mënyrë të kujdesshme në shtëpi.

Si të hiqni gellin e thonjve në shtëpi

Hapi 1

Limoni në mënyrë të kujdesshme mbi llak-gellin, duke e hequr butësisht shtresën që është rezistente ndaj acetonit. Kjo do të mundësoj që pastruesi në mënyrë të drejtpërdrejt të penetroj llak gellin për një heqje të lehtë.

Hapi 2

Më pas, ju duhet t'i mbështjellni thonjt një nga një. Ju duhet të mbështjellni thonjt me copëza pambuku që duhet t'i preni në formë të gishtave të dorës si dhe copëza të folisë. Lagni këto copëza pambuku me heqësin e llak-gellit me bazë acetoni dhe mbështjelleni gishtin përreth me foli. Folia do të nxejë pastruesin, duke vepruar si katalizator për të shpejtuar dhe lehtësuar procesin e pastrimit.

Hapi 3

Pas 10 minutave, largojeni folinë nga thoi për të parë nëse llaku ka filluar të hiqet. Nëse po, punoni në njërën për të hequr me një pincë metali për kutikula. Veproni ashtu derisa thoi të pastrohet dhe të hiqet llaku.

Hapi 4

Për të përfunduar procesin, aplikoni vajin për kutikula për të rihidratuar thonjt si dhe për të përmirësuar dukjen e tyre.

 

Burimi: womanandhome.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!