Grimin duhet ta aplikoni me gishtërinjtë tuaj

Mjeti më funksional në çantën tuaj të kozmetikës? Besoni apo jo, janë gishtërinjtë tuaj. Në fakt, ndoshta ju duket e pështirë prekja e produkteve kozmetike, sidomos ato me bazë vaji, apo ndoshta ndjeheni e pasigurtë në grimin e përsosur, por sigurohuni se gishtërinjtë tuaj më shumë mund të ju ndihmojnë se sa dëmtojnë lojën tuaj të bukurisë.

Ekspertja e bukurisë, grimierja Pat McGrath betohet se perdor gishtat për aplikim të grimit në vend të brushave në çantën e saj të kozmetikës.

Pse kështu? McGrath shpjegon se ngrohtësia nga duart tuaja funksionon për gjithçka, duke filluar nga buzëkuqi e deri te baza dhe hijëzimi i syve, në mënyrë që t’i bëni akoma më të theksuar dhe më të lehtë për aplikim. Ka kuptim, apo jo?

Pra, mund të vazhdoni ta lyeni fytyrën me sherk përmes gishtave tuaj, ta shtrini mirë, të përdorni gishtat për t’i lyer buzët, si dhe të përdorni paletën hijëzuese të syve përmes gishtërinjve tuaj. Dhe, nëse shqetësoheni se mund të përlyeni gishtat nga përmbajtja e vajit në produktet, thjeshtë lani mirë dhe pastroni duart pas aplikimit të grimit. Dhe, ja pra, jeni gati për të dalë!

 

Burimi: purewow.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!