Ligjet e gravitetit na thonë se ajo që shkon lart duhet gjithashtu të zbresë poshtë. Fatëkeqsisht, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për lëkurën tuaj. Përderisa vitet kalojnë, lëkura mund të fillojë të humbasë qëndrueshmërinë si rezultat i humbjes dhe përkeqësimit natyral të kolagjenit dhe elastinës, dy proteina që gjenden në shtresat e poshtme të lëkurës që sigurojnë themelin e tendosjes dhe elasticitetit të saj.
Ndërsa plakemi, kolagjeni dhe elastina në lëkurën tonë dobësohen, duke shkaktuar një ulje të densitetit dhe elasticitetit të lëkurës. Lëkura bëhet më e dobët dhe më pak e aftë për të ruajtur formën e saj në mënyrë aq efektive sa kur jemi rinj. Edhe pse përkeqësimi i kolagjenit dhe elastinës është një pjesë e natyrshme e procesit të plakjes, kjo do të ndodhë më herët dhe më shpejt nëse lëkura juaj është e dëmtuar nga dielli.
Si ta parandaloni humbjen e densitetit/elasticitetit dhe si ta shtrëngoni lëkurën
- Jini të menqur me kremërat kunder diellit - SPF. Për shkak se dëmtimi nga rrezet UV përshpejton humbjen e qëndrueshmërisë, përdorimi i një kremi hidratues me një krem dielli me spektër të gjerë në baza ditore është mënyra më e thjeshtë për ta ndihmuar lëkurën tuaj.
- Hidratoni me zgjuarsi. Aplikimi i një kremi hidratues me vitamina C dhe E në mëngjes dhe në mbrëmje do të ndihmojë gjithashtu. Këta antioksidantë mund të ndihmojnë në absorbimin e radikaleve të lira sipërfaqësore që gjithashtu mund të çojnë në humbjen e kolagjenit dhe elastinës.
- Ndihmë shtesë. Përmirësimi i dukjes së lëkurës kërkon një hidratues me përbërës të duhur dhe të fuqishëm. Një hidratues që përmban peptide dhe niacinamide (ose vitaminë B3) mund të ndihmojë në forcimin e barrierës së njomësisë natyrale të lëkurës tuaj dhe të zvogëlojë rrudhat.
- Përforcimi i efektivitetit. Lëkura e hidratuar është natyrshëm më e plotë dhe masazhimi i hidratuesit në lëkurë në një lëvizje rrethore do të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke i dhënë një efekt fryrjeje të përkohshme lëkurës tuaj.
Humbja e elasticitetit është një nga shenjat e plakjes, efektet e së cilës mund të kundërshtohen me një rutinë të rregullt të kujdesit të lëkurës. Përdorimi i një kremi hidratues me SPF dhe hidratimi i rregullt i lëkurës janë dy nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni.
Burimi: olay.co.uk