Ndonjëherë gjumi i bukurisë zgjatet dhe rutina e mëngjesit shkurtohet, duke lënë vetëm pak momente për t'u përgatitur për ditën. Artisti i famshëm i grimit Jeffrey Paul dha këshillat e tij të se si të dukeni të rafinuar brenda 5 minutash kohë.
Nëse nuk keni kohë ose thjesht dëshironi një pamje të shpejtë dhe të rafinuar në mëngjes, mund të dukeni më së miri me disa hapa të thjeshtë. "Nëse jeni si unë dhe gjeni mënyra për të punuar gjatë gjithë kohës, atëherë mëngjeset janë pjesa më e ngadaltë e ditës", thotë Jeffrey. Ai thekson katër pika kyçe për t'u mbajtur mend: theksoni tiparet tuaja më të mira, njihni stilin dhe zakonet tuaja, jini të përgatitur dhe punoni në një linjë.
Gjërat për t’i bërë një natë më parë
- Vendosni kafenë ose çajin tuaj në një kohëmatës në mënyrë që ta keni të freskët gati në mëngjes.
- Lajini flokët dhe aplikoni një kondicioner (leave-in).
- Lini gati rrobat, kozmetikën dhe produktet e flokëve.
Pamje e rafinuar brenda 5 minuta
- Lani ose spërkatni fytyrën dhe aplikoni një krem hidratues kundër diellit në të gjithë fytyrën dhe qafën. Nëse dëshironi lëkurë me shkëlqim, mund të aplikoni pak vaj të lëkurës në fytyrën tuaj të njomë përpara hidratuesit.
- Sugjerimi im për gjërat e që duhet t'i keni kur jeni në nxitim është maskara, buzëkuqi dhe korrektori. Mbuloni rrathët poshtë syve dhe fshehni çdo defekt që keni. Aplikoni maskarën tuaj të preferuar dhe aplikoni një buzëkuq të hapur për të përmirësuar tonin e lëkurës tuaj.
- Sillni buzëkuqin me vete për t'u përmirësuar gjatë gjithë ditës. Një sprej hidratues duhet ta mbani gjithashtu për të freskuar fytyrën tuaj.
- Nëse keni flokë të yndyrshme, përdorni shampo të thatë rreth rrënjëve për të luftuar yndyrën dhe për t'i dhënë pak volum flokëve tuaj. Nëse dëshironi të tërhiqni flokët në vend të kësaj, një bisht ose topuz është gjithmonë në modë dhe do t'ju ngrejë menjëherë fytyrën.
Burimi: Beautylish.com