Shamponi vjollcë për flokë të thinjura, të bardha dhe për ato ngjyrë kafeje

Nëse keni flokë bjonde, apo nëse keni eksperimentuar ndonjëherë me ngjyrë më të qelur për flokë, ju do ta dinit se sa i rëndësishëm është shamponi vjollcë. I dizajnuar që të ndihmoj në minimizimin e heqjes së ngjyrës, shamponi vjollcë është pak a shumë si një shpëtues jete në vizitat në sallonet e bukurisë. Por, siç rezulton, nuk janë vetëm ata persona të cilët kanë flokë bystek që mund të përfitojnë nga përdorimi i shamponit vjollcë. Në fakt, bazuar në atë se çka thotë drejtori kreativ global i kompanisë Nexxus, Kevin Mancuso, ka mendime pro që ky produkt mund të përdoret në gati të gjitha llojet e flokëve, poashtu. Më poshtë mund të shikoni se si të përdoret ky produkt në flokë të thinjura, të bardha dhe në ato ngjyrë kafeje:

 

Flokë të thinjura

“Kur flokët fillojnë të thihen, shumicës së njerëzve u pëlqejnë ato kur janë të freskëta dhe të pastra. Disa lloje të flokëve ndryshojnë për bukuri në flokë të thinjura që ju i keni ëndërruar, dhe nganjëherë nuk ndodhë kjo gjë dhe në vend të saj, flokët ndryshojnë në tone verdhëzuese," Mancuso shpjegon. "E përdorur në baza të rregullta, shamponi vjollcë mund të ndihmoj në freskoj flokët në ngjyrën e dëshiruar të flokëve të thinjura."

 

Flokët e bardha

Ndryshimi në mes të flokëve të thinjura tek ato të bardha mund të shfaq disa çështje, Mancuso na tregon. "Kur flokët ndryshojnë nga ato të thinjura në ato të bardha, mund të bëhen të verdhëzuara. Disa njerëzve mund t'ju pëlqej kjo, por nga përvoja, mund t'ju them që kjo është më pak e popullarizuar sesa ato të freskëta dhe të bardha, apo bezh. Përdorimi i shamponit vjollcë mund t'i freskoj flokët, t'i pastroj ato dhe t'i bëjë flokët tuaja të bardha të duken të mrekullueshmen në mënyrë që do t'i bëjë të tjerët të hamendësohen se kush ka mundur t'i ngjyrosë flokët tuaja."

 

Flokët brune

Derisa ne të gjithë e dashurojmë ndjenjën e marrjes së rrezeve të diellit në lëkurën e tyre, nganjëherë kjo mund të jetë e dëmshme për flokët tona bystek. "Flokët ngjyrë kafeje, zbehen, bëhen të ngrohta dhe të skuqura dhe nganjëherë hijet më të qelura argjenti mund të shfaqen pas ekspozimit ndaj diellit," thotë Mancuso, duke shtuar se "kjo dallon varësisht nga tonet natyrale apo ato të trajtuara me ngjyrë brune të ngrohta." Mënyra më e shpejt për t'i evituar flokët nga ngjyra argjenti? Ju ia qëlluat. "Shamponi vjollcë është shpëtimi! Ndihmon që të freskoj flokët si dhe neutralizon praninë e ngjyrës së argjentit apo asaj portokalli."

Nexxus sapo ka lansuar kondicionerin e ri Blonde Assure Purple, një produkt ky komplementar i shamponit Blonde Assure Purple. Është prodhuar me nënshkrimin e brendit të ekstraktit të proteinave të kombinuara për të ndihmuar në ushqyerjen dhe kujdesin e flokëve, përpos mirëmbajtjes së ngjyrës së bukur. Është kujdesi për fijet e flokëve që ishte veçanërisht i rëndësishëm për Mancuson kur është zhvilluar produkti. "Kur kam shikuar rreth zgjidhjeve më të mira që janë plasuar në treg, kam vërejtur që asnjëra prej tyre nuk ka qenë e butë. Në fakt, gati të gjithë shamponat vjollcë nga brendet profesionale dhe ato për klientët e zakonshëm, ishin jashtëzakonisht me efekte shkatërruese. Iu rreka punës për të gjetur zgjidhje që do të largonte ngjyrën e argjent dhe tonet e verdha dhe në të njejtën kohë të bëjë mirëmbajtjen e teksturës me një formulë pastrimi të lëmuar që do të mund të përdorej rregullisht pa e cenuar integritetin e flokut nga çfardo niveli i dëmtimit," shton ai për FASHION.

Ai sugjeron që të përdoret produkti "aq shpesh sa është e nevojshme" nëse filloni të vëreni ngjyrën e argjent apo tonet e verdha duke u zvarritur brenda. Ai gjithashtu pohon që përdorimi i tepruar "kur nuk është e nevojshme, mund të shfaq nuanca vjollce të qelura, posaçërisht në hapësirat e jashtëzakonshme poroze tek flokët." Sidoqoftë, mund të gjendet një zgjidhje e shpejt nëse jeni duke instistuar shumë: "Përdorni kondicionerin," Mancuso shpjegon.

 

Burimi: fashionmagazine.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!