Grim për ndërtimin e marrëdhënieve të reja

Grimi më shumë se që ndryshon atraktivitetin e gruas, ai poashtu luan rol në mundësinë e tij për të ndërtuar marrëdhënie të reja. Përderisa burrat e shikojnë grimin e gruas apo kështu nuk kanë mundësi që të ndihmojnë në përcaktimin e atraktivitetit të tyre, gratë në anën tjetër e përdorin grimin për të gjykuar personalitetet e grave të tjera.

Hulumtimi ka zbuluar tre të gjetura kyqe rreth asaj se si gratë e përceptojnë grimin e njëra-tjetrës:

  1. Gratë i vlerësojnë gratë tjera të cilat përdorin grim si më shumë dominuese. Ky percepcion se gratë që përdorin grim janë më të fuqishme luan rol në atë se si grimi është i rëndësishëm për t’i ndihmuar gratë që të kenë karrierë të suksesshme.
  2. Gratë janë më xheloze karshi grave tjera që përdorin grim dhe i perceptojnë ato si më të shthudhura. Ky është veçanërisht rasti kur gratë përdorin grim të guximshëm dhe seksi, siç është hija për sy dhe buzëkuqi i errët/i shndërritshëm.

Gratë lidhen më shpejt me gratë tjera të cilat përdorin grim që është i ngjajshëm me atë që ato përdorin. Ne jemi natyralisht tërheqës tek njerëzit që na pëlqejnë. Prandaj, nuk është për tu çuditur që grimi është njëra nga karakteristikat që gratë i shikojnë kur vendosin se më kë duhet të shoqërohen. Nëse mendoni rreth kësaj, grimi thotë shumë gjëra për gratë, siç është ajo se sa shumë e çmojnë bukurinë, sa vëmendje ato dëshirojnë, etj.

Burrat, në anën tjetër, kanë tendencë që të kenë opinione të ndryshme për gratë bazuar në atë se sa sasi grimi përdorin varësisht nga nivelin i tyre i grimit. Për të testuar këtë, ajo ka krijuar tre profile Tinder me tre nivele të grimit, duke filluar nga ato natyrale tek ato glamuroze.

Shikoni këtë video për të dëgjuar eksperimentin e plotë:

Këto janë tre gjetje nga kjo video që unë dua t’i theksoj:

  1. Llogaria me grimin në fytyrë të zhveshur ka pranuar më së shumti përgjigjje miqësore – jo flirtime. Burrat duket se e kanw parw atw potencialisht si individ kundrejt asaj si partnere tërheqëse seksualisht.
  2. Llogaria me një sasi mesatare grimi të pranuar përgjigje flirti dhe kërkesa për takim.
  3. Llogaria me grim shkëlqyes i kanë dhënë burrave përshtypjen që ajo më shumë kanë qenë e interesuar për shoqërim të përkohshëm.

Nëse jeni beqare, konsideroni këto të gjetura kur e paraqisni veten në platforma online për lidhje romance dhë në formate tjera që i përdorni për të gjetur lidhje dashurie.

 

Burimi: scienceofpeople.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!