Eksfolimi i fytyrës në mënyrë të moderuar mund ta bëjë lëkurën më të ndritshme dhe më të butë. Pastrimi i qelizave të thata dhe të vdekura në fytyrë do të zbulojë qelizat e freskëta poshtë tyre, por eksfoliantët nuk janë padyshim për të gjithë. Njerëzit me probleme të lëkurës si urtikarie ose lëkurë të ndjeshme duhet të konsultohen me dermatologun e tyre përpara se të marrin në konsideratë përdorimin e produkteve për eksfolim. Dermatologu i Nju Jorkut, Dr. David A. Colbert, sugjeron eksfolimin për të ndihmuar në ruajtjen e shkëlqimit rinor në fytyrën tuaj. "Eksfolimi ndihmon në luftimin e plakjes, sepse stimulon rrjedhën e gjakut dhe limfave dhe qarkullimin e qelizave. Ndërsa plakemi, ripërtrirja e qelizave ngadalësohet dhe lëkura juaj mund të fillojë të duket e lodhur. Nëse dëshironi shkëlqimin e Michelle Williams ose Adriana Lima [të dyja paciente të Dr. Colbert] në fytyrën tënde, bëj eksfoliacion!" thotë doktor Colbert.
Por Dr. Colbert thotë se nuk ka plan apo produkt me efekt të njëjtë për të gjithë. "Sa shpesh duhet të eksfolioni varet nga mosha dhe struktura e lëkurës tuaj. Të rinjtë priren të kenë lëkurë më të yndyrshme dhe do të jenë në gjendje të eksfoliojnë më shumë. Njerëzit me lëkurë më të pjekur e kanë një epidermë më të hollë dhe duhet të kujdesë më shumë me llojin dhe sasinë e produktit për tu përshtatur me llojin e lëkurës së tyre”.
Shumë nga çdo gjë nuk është e mirë për ju. Dr. Colbert rekomandon eksfolimin maksimal dy deri në tre herë në javë, në varësi të llojit të lëkurës. "Dikush me ekzemë ose lëkurë të thatë nuk duhet të bëjë eksfolim më shumë se dikush që ka lëkurë të yndyrshme. Ju do të jeni në gjendje të vlerësoni se si reagon lëkura juaj ndaj pastrimeve dhe të krijoni regjimin tuaj të eksfolimit. Nëse bëni pastrim të tepërt të fytyrës, ndaloni menjëherë dhe lëreni lëkurën të shërohet."
Ekziston një gamë e llojeve të ndryshme të eksfoliantëve, kështu që ndonjëherë është dërrmuese të dini se cili lloj është më i përshtatshëm për ju. Dr. Colbert zbërthen lloje të ndryshme.
Kremërat eksfoilues përmbajnë mikro-rruaza në një baze kremoze ose locioni hidratues dhe janë të shkëlqyera për njerëzit me lëkurë të thatë. Vetëm kini kujdes kur zgjidhni me llojin e thepave në krem. Disa përmbajnë thepa me tehe të mprehta që mund të lënë mikro-gërvishtje në lëkurë, kështu që kërkoni për eksfoliues kremoz që kanë thepa rrumbullake.
Xhelët eksfoliues japin të njëjtat rezultate si kremërat eksfoliues, por janë në formë xheli, kështu që janë më të mirë për personat me lëkurë të yndyrshme apo të kombinuar.
Këta eksfoliues përdorin acid glikolik, laktik, citrik ose salicilik për të hequr kimikisht qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës, gjë që është gjithashtu e mirë për njerëzit me lëkurë të yndyrshme. Nëse nuk keni përdorur kurrë më parë një eksfoliues kimik, filloni ta përdorni vetëm një ose dy herë në javë, gjatë natës, pasi lëkura të përshtatet, mund të rrisni numrin e herëve të përdorimit në javë.
Pecetë apo pëlhurë eksfoliues
Këta eksfoliues manualë të butë kanë për qëllim të kujdesen për të gjitha llojet e lëkurës, përveç njerëzve me probleme të lëkurës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë me problemet me aknet, rrudhat e imëta dhe hiperpigmentimin. Si çdo pastrim manual, ndiqni gjithmonë udhëzimet e produktit dhe kini kujdes që të mos e teproni. “Naomi Campbell është një kliente e imja dhe ajo i përdor peceta të buta për të eksfoluar fytyrën, qafën dhe duart e saj”, thotë ai.
Burimi: Beautylish.com