Krehja e flokëve është shumë zakonshme, por në fakt mund të jetë e dëmshme për flokët. Pavarësisht nëse përpiqeni të rrisni flokët, të shkëlqeni ato ose të definoni kaçurrelat, synimet kryesore janë gjithmonë të keni flokë të shëndetshëm. Kur i krehni flokët, ky veprim tërheq flokët dhe krijon fërkime, gjë që mund të çojë në thyerjen e flokëve.
Nëse përdorni shpesh trajtimet kimike, produkte të nxehta, i ngjyrosni apo i zbardhni flokët shpesh, ato sigurisht ju janë tharë dhe dëmtuar, larja e flokëve mund të jetë pika përfundimtare e thyerjes së flokëve tuaj. Nuk po themi që të braktisni tërësisht krehjen e flokëve, mirëpo ka një zgjidhje më të mirë, krehëri me dhëmbë të gjerë. Krehërit me dhëmbë të gjerë janë shumë të nënvlerësuar për sa i përket mënyrës se si mund të lëmojë dhe të zgjidhë nyjet e të gjitha llojeve të flokëve me më pak dëmtime.
Pse duhet të përdor një krehër me dhëmbë të gjerë?
Kalimi në një krehër me dhëmbë të gjerë është një ndryshim i madh, veçanërisht kur lini pas lehtësinë dhe shpejtësinë e një brushe të zakonshme flokësh. Ajo që fitoni përmirëson shëndetin e flokëve, shëndetin e kokës dhe pamjen e tyre. Është një ndërrim i vogël që mund të bëjë një ndryshim të madh dhe pozitiv.
Shikoni këto përfitime të përdorimit të një krehëri me dhëmbë të gjerë, më poshtë.
- Krehërat me dhëmbë të gjerë ndihmojnë në parandalimin e thyerjes
Nëse flokët tuaj ndihen të shëndetshëm, por ju ende po përballeni me thyerje edhe pasi keni ndaluar së ngjyrosuri dhe së përdoruri pajisjet me nxehtësi, brusha e flokëve mund të jetë shkaku. Shkrehja e flokëve largon ngatërresat, por tërheqja e vazhdueshme e flokëve tuaj shkakton thyerjet.
- Krehërat janë më lehtë për fijet e dëmtuara
Nëse i keni zbardhur flokët ato sigurisht janë dëmtuar, të stër-përpunuar ose janë me majat të dyfishta dhe të thata, atëherë patjetër që dëshironi të shmangni krehjen e të gjitha së bashku sepse flokët kështu do të thyhen. Flokët veçse janë në një gjendje të komprometuar dhe lëvizja tërheqëse e një brushe, në kombinim me flokë të lagur, mund të çojë lehtësisht në thyerje.
Siç e përmendëm, një krehër me dhëmbë të gjerë do t'ju lejojë të hiqni ngatërresat dhe të lëmoni flokët e lagur ose të thatë me lëvizje të buta dhe efektive. Kjo do t'ju lejojë të përmirësoni integritetin e flokëve duke parandaluar dëmtimin e ardhshëm.
- Krehërat me dhëmbë të gjerë janë të shkëlqyeshëm për zbërthimin e nyjeve
Flokët e ngatërruara janë shumë të mundimshme. Përdorimi i një brushe flokësh për të hequr ngatërresat mund të jetë i shpejtë dhe i lehtë, por i gjithë procesi është agresiv dhe mund të rezultoj në rënien e flokëve.
Siç thamë edhe më parë, një krehër me dhëmbë të gjerë është shumë më falës për ngatërresat (veçanërisht ato kaçurrela) falë hapësirave të gjera midis çdo dhëmbi dhe është po aq efektiv. Ndonëse mund të kërkojë pak më shumë durim, një krehër me dhëmbë të gjerë ju jep më shumë kontroll, duke eliminuar shqetësimin e humbjes së flokëve gjatë procesit të shkrehjes.
- Krehërat me dhëmbë të gjerë janë më të mirë në stilimin e flokëve
Nëse mirëmbajtja e flokëve është një element i domosdoshëm në rutinën tuaj, atëherë e dini se sa i nevojshëm është një krehër për ndarjen e flokëve. Nga ndarja në mes deri tek ndarjet zigzag, një krehër me dhëmbë të gjerë bën atë që një brushë flokësh nuk mund të bëjë për t'u siguruar që çdo qime është në vend për një stilim të pastër dhe të lëmuar.
- Krehërat me dhëmbë të gjerë janë më të lehtë për t'u pastruar
Një brushë flokësh është e vështirë për t'u pastruar për shkak të formës dhe densitetit të qimeve të saj. Qimet mund të strehojnë grumbullime të produkteve, papastërti dhe vajra, duke i rënduar flokët tuaj dhe duke u dhënë atyre një pamje të lodhur.
Pastrimi i pajisjeve të flokëve është diçka që shumë e anashkalojnë dhe mund të luajë një rol të madh në pamjen tuaj. Për nga natyra e tij e përgjithshme, një krehër me dhëmbë të gjerë është më i lehtë për t'u pastruar sesa një brushë flokësh dhe thahet shumë më shpejt.
- Krehërat me dhëmbë të gjerë janë më të butë në flokë të lagur
Krehërat me dhëmbë të gjerë janë më të përshtatshëm në flokë të lagur se sa një brushë flokësh. Kur flokët janë të lagur, janë në gjendjen e tyre më të delikate dhe të brishtë dhe krehja e flokëve tërheqë çdo fije floku, duke e bërë atë shumë të ndjeshëm ndaj thyerjes. Për shkak të kësaj, krehrat me dhëmbë të gjerë janë më të mirë për flokë të lagur, sepse ato mund të lëmojnë dhe zgjidhin flokët e lagura me më pak rezistencë, duke çuar në më pak dëmtime.
Për më tepër, krehërit me dhëmbë të gjerë janë veçanërisht të shkëlqyer për krehjen e flokëve të lagur dhe kaçurrela, sepse ato nuk e prishin modelin e kaçurrelave ose nuk shkaktojnë eklektrizim. Nëse shtoni një krehër me dhëmbë të gjerë në një pjesë të rutinës suaj, shtojeni atë në rutinën pas larjes dhe përdoreni atë në flokë të lagur kur flokët janë më delikate.
- Krehërat me dhëmbë të gjerë nuk do të përkeqësojnë lëkurën e kokës
Nëse vazhdimisht përballeni me një skalp të acaruar dhe të irrituar, brusha e flokëve mund të jetë duke kontribuar në këtë. Siç thamë, brusha mund të mbulohet me papastërti, vajra dhe grumbullim të produkteve, plus dhëmbët e vegjël janë më të ashpër në lëkurën e kokës, të gjitha këto mund të çojnë në acarim.
Kështu, një krehër me dhëmbë të gjerë do të jetë më pak i vrazhdë në lëkurën e kokës dhe dhëmbët e gjerë mund të ndihmojnë në stimulimin e qarkullimit të gjakut në atë zonë, duke rritur shëndetin dhe pamjen e skalpit dhe flokëve.
Burimi: Lorealparisusa.com