Poret? Çfarë pore?

Nëse madhësia e poreve është një shqetësim që ju e keni, keni parasysh që disa faktorë ndikojnë në këtë problem. Gjenet përfundimisht përcaktojnë llojin e lëkurës tuaj, por vajrat e tepërta, mbetjet, dhe mplakja mund që të gjitha të ndikojnë në dukjen e poreve. "Derisa ju nuk mund t'i tkurrni poret, ju mund të minimizoni dukjen e tyre," shpjegon Dr. Howard Sobel, dermatologu dhe themeluesi i Sobel Skin nga qyteti i New York.

Gjëja e parë që ju nevojitet është që të largoni mbetjet nga poret - duke mundësuar kështu tkurrjen e madhësive në mënyrë që të duken më të vogla. Sobel sugjeron produktet me acid salicilik të cilat ndikojnë fuqishëm që të hiqen në mënyrë të lëmuar lëkura e vdekur, bakteriet, sebumi si dhe mbetjet e tjera që u pengojnë poreve. (Shënim: preferohet që produktet me acid salicilik të shmangen nëse jeni shtatëzënë. Në vend të këtyre produkteve, mundohuni të gjeni diçka me acid glukolik, laktik apo citrik.)

 

Burimi: elle.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!