Përdorimi i shkëlqyesit që do ju ndryshoj fytyrën në tërësi

Nëse ka një produkt për të cilin jetojmë ai është shkëlqyesi. E vërtetë është, neve nuk limitojmë përdorimin e shkëlqyesit nga mollëzat, në buzë, në fytyrë e kudo në trupin tonë. Shkëlqyesi është arma jonë më e fortë  dhe kur aplikohet në mënyrë strategjike, shkëlqyesi mund të transformojë fytyrën duke fuqizuar lojën e shkëlqimit.

Ja disa truqe dhe këshilla:

Shtresoni tone dhe tekstura të ndryshme të shkëlqyesit

Ka 3 tekstura të zakonshme: kremoze, pudër si dhe të lëngët, të gjitha dhurojnë një përfundim të ndryshëm. Shkëlqyesit kremoz dhe likuid kanë një përfundim më të butë dhe më natyral, ndërsa ai pluhur është më dramatik. Për një shkëlqim shtesë, përdorni një shkëlqyes të lëngët apo kremoz njëher dhe pastaj shtresoni atë me një pudër.

Përzieni shkëlqyesin me pudrën e lëngët

Për të shëndrruar një pudër mat në atë më të njomë, përzieni pak shkëlqyes krem apo të lëngët, ju do të arrini një pamje të lëkurës me shkëlqim.

Përdorni shkëlqyesin për të bërë sytë më të mëdhenj

Në mënyrë që të arrini sy më të mëdhenj, aplikoni shkëlqyes pudre të hapur në këndet e brendshme të syve për të hapur ato. Ju gjithashtu mund të aplikoni edhe në qendër të qepallave, për një theksim shtesë. Në fund, aplikoni në kockën e vetullave, në fund të vetullave për të arritur iluzionin e vetullave më të tërhequra.

Përdorni shkëlqyes në harkun e buzëve

Me shtimin e shkëlqimit në harkun e buzëve ju do krijoni një tërheqje të butë dhe do e bëni pamjen e tyre më të plotë. Ju gjithashtu mund të shtoni shkëlqyes edhe në qendër të buzëve për ti bërë ato të duken më të plota.

Përdorni shkëlqyes në tërë trupin

 

Kur themi se nuk limitojmë përdorimin e shkëlqyesit, neve nuk jemi duke e tepruar. Neve aplikojmë shkëlqyes në tërë trupin.

 

Burimi: hudabeauty.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!