Gati asgjë nuk është më zhgënjyese se sa të kontrolloni grimin në mesditë dhe të shihni që ka filluar të zbehet, lajmi i mirë është se shtimi i një primeri në rutinën tuaj është një nga mënyrat më të mira për të eliminuar grimin që fshihet lehtë.
Por me numrin e primerëve në treg, mund të mos dini se nga të filloni, ose nëse duhet të përdorni lloje të ndryshme primerësh për zona të ndryshme të fytyrës tuaj. Më poshtë mund të lexoni në lidhje me informacionet kryesore që duhet të dini për primerët e grimit.
Për çfarë shërben Primeri i grimit?
Në përgjithësi, primerët aplikohen si hapi i parë në rutinën tuaj të grimit për të ndihmuar në krijimin e një lëkure të lëmuar mbi të cilën do të aplikoni pjesën tjetër të produkteve të grimit, si dhe për të ndihmuar në mbajtjen e bazës, maskarës, hijes për sy dhe buzëkuqit në vend. Primerët, veçanërisht për grimin e fytyrës dhe syve, mund të jenë gjithashtu të dobishëm për ata me lëkurë të yndyrshme që priren të kenë probleme me lëvizjen e grimit.
Si të zgjidhni Primerin e përshtatshëm për ju
Ekzistojnë lloje të ndryshme primerësh për grim, veçanërisht për fytyrë, sy, qerpik dhe buzë, secila prej tyre mund të ndihmojë që grimi të qëndrojë në vend. Primerët shpesh kanë formula që i ngjajnë serumeve, kremrave ose hidratuesve, por ato mund të vijnë edhe në formën e xhelit dhe sprejit për fytyrë. Lloji i primerit të kozmetikës që është më i miri për ju gjithmonë varet nga lloji i lëkurës tuaj.
Llojet e lëkurës së thatë do të përfitojnë më shumë nga një krem primer për të rritur hidratimin, ndërsa ata me lëkurë të yndyrshme mund të zgjedhin një primer xhel për të ndihmuar me shkëlqimin. Nëse keni lëkurë të kombinuar, në fakt mund të përdorni dy lloje të ndryshme primerësh për t'iu përshtatur më së miri zonave të ndryshme të lëkurës tuaj.
Burimi: Lorealparisusa.com