Grim dimëror me hije magjepsëse nude

Tani është koha për të mirëpritur temperaturat më të ftohta dhe për të filluar me veshjet e ngrohta dhe grimin festiv. Por moti më i freskët është gjithashtu një kohë e shkëlqyeshme për të luajtur me tone më delikate e të thjeshta, si grimi i butë nude. Pavarësisht nëse jeni duke u përgatitur për një ditë të ftohtë në zyrë ose për një festë gjatë pushimit, një grim i butë nude mund të përdoret kudo. Më poshtë mund të shihni një tutorial hap pas hapi për t'ju ndihmuar të arrini pamjen më të mirë nude dimërore, duke përfshirë mënyrën se si të përgatitni lëkurën për të qenë më e butë gjatë dimrit.

  1. Përgatisni lëkurën

Përpara se të fillojmë, rekomandohet të përgatisni lëkurën fytyrës për grimin. Hapi i parë për këtë grim (ose çdo grim tjetër në fakt) është një rutinë e mirë e kujdesit të lëkurës. Duhet të konsideroni që nga kujdesi normal i lëkurës që e keni praktikuar në vjeshtë që po kaloni në dimër, kështu që kjo është një kohë e shkëlqyer për të hequr qelizat e vdekura të verës dhe për t'i dhënë lëkurës tuaj një shkëlqim natyral. Kjo do të thotë të kërkoni një pastrues eksfoliues.

  1. Përsosni tenin tuaj

Pasi të keni përgatitur lëkurën, është koha të aplikoni pudrën e lëngët dhe korrektorin për të filluar krijimin e një teni të përsosur. Dimri është një kohë e mirë për një pudër të lëngët me një mbulim më të plotë. Gjithashtu, gardëroba është më shumë në anën e rëndë, kështu që nuk ka nevojë për nuanca super të pastër minimale. Teksturat e grimit të dimrit kombinohen mirë me veshjet dimërore.

Filloni me një primer grimi për të zbutur çdo pa përsosmëri, si dhe për të rritur jetëgjatësinë e grimit. Më pas pudrën e lëngët, dhe shpërndajeni me blender.

  1. Shtoni pak shkëlqim

Për të sjellë pak shkëlqim në pamjen tuaj dimërore, mund t'i shtoni pak shkëlqim lëkurës tuaj. Aplikoni një bronzer në gropëzat e faqeve, anëve të hundës, nofullës dhe tempujve, duke u siguruar që të shpërndani çdo linjë të theksuar. Më pas shtoni pak shkëlqyes (highlighter) në mollëza dhe mbi buzë.

  1. Rregulloni vetullat

Pavarësisht sezonit, çdo look mahnitës grimi kërkon vetulla të theksuara dhe të përcaktuara. Gjeni një xhel për vetullat për të përsosur formën e vetullave.

  1. Aplikoni hijen e syve

Hija e syve nude është një opsion klasik për çdo stinë, por për një pamje të butë dimërore glam kthehuni nga nuancat tokësore të toneve kafe ose rozë trëndafili me pak shkëlqim.

Për një grim të thjeshtë të syve, aplikoni një nuancë me shkëlqim nude në qepalla. Më pas, jepini linjave një përkufizim delikat me një nuancë të dytë nude mat.

  1. Përkufizoni sytë

Merrni një eyeliner të lëngshëm dhe krijoni një vijë super të mprehtë. Shkëlqeni edhe më shumë sytë duke aplikuar një eyeliner me laps nude në pjesën e poshtme të syve. Ky hap me eyeliner do t'i bëjë sytë tuaj të duken më të mëdhenj.

  1. Jepni volum qerpikëve

Shtoni më shumë dramë dhe jepini qerpikëve volum me një maskarë të zezë.

  1. Përfundoni pamjen me një buzëkuq nude

Aplikoni një nuancë nude në buzë, e cila do të bëjë të dallohet grimi i butë dimërore. Provoni një buzëkuq me nuancë nude nga ngjyra kafe ose përdorni një laps buzësh për kufizim dhe më pas aplikoni buzëkuqin që do t'ju zgjasë gjithë ditën. Zgjidhni një nudo të errët ose për extra glam, provoni një gloss buzësh të lehtë, me shumë shkëlqim.

  1. Përmbyllni grimin

Për t'u siguruar që grimi nude i butë dhe glam dimëror nuk do të zbehet gjatë ditës ose natës, përmbyllni grimin dhe jepni një shkëlqim me disa spërkatje të një Spray Setting.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!