Nëse nuk jeni nga ata njerëzit me fat që nuk kan pasur probleme me akne, mund t'i keni përjetuar ato si dhe shenjat që mund të mbeten pas saj, të paktën një herë në jetën tuaj. Disa shenja mund të duken të lezetshme dhe madje të shtojnë karakter, por shumica e njerëzve i shohin ato si një kujtesë të bezdisshme. Hiperpigmentimi pas akneve mund të vijë në madhësi, forma dhe nuanca të ndryshme, në varësi të llojit të akneve dhe mënyrës se si reagon lëkura e personit. Ka shumë arsye që mund t'ju lënë shenja të dukshme pas akneve, si p.sh. preka e puçrrave, madje edhe ekspozimi ndaj dritës së diellit. Përpara, mësoni se si t'i trajtoni shenjat e akneve, nga ajo se si t'i zbehni dhe fshehni ato, deri në mënyrën se si t'i parandaloni ato që të mos ndodhin në radhë të parë.
Zbehni shenjat e akneve me përbërës për zbardhjen e lëkurës
Pasi një puçërr e cila po ju lë shenjë të jetë në shërim e sipër, ju mund t'i aplikoni produkte të caktuara për zbehjen e shenjës. Sipas hulumtimeve klinike, Vitamina C, niacinamidi dhe acidi tranexamik të gjitha kanë treguar se ndihmojnë në reduktimin e mbiprodhimit të melaninës, që është shkaku kryesor i shenjave të akneve dhe hiperpigmentimit. Nëse shenjat e akneve dhe teni i pabarabartë i lëkurës janë shqetësim për ju, është e rekomandueshme t'i përdorni këto produkte.
Parandaloni shenjat e akneve me SPF
Cila është mënyra më e sigurt për të parandaluar shfaqjen e shenjave të akneve? Aplikimi i vazhdueshëm i kremit kundër diellit. Hiperpigmentimi mund të përkeqësohet nga ekspozimi ndaj rrezeve UV, të cilat dihet se shkaktojnë prodhimin e melaninës në lëkurë. Pavarësisht se mund të mos jetë e mundur të shmangni plotësisht shenjat e akneve, përdorimi i përditshëm i SPF mund të ndikoj shumë në shfaqjen e tyre.
Përgatitni lëkurën për korrektor
Është shumë më e lehtë të aplikoni korrektor hidratues në shenjat e akneve. Edhe nëse ende keni të bëni me puçrrat, lëkura e hidratuar siç duhet është çelësi. Gjeni një krem hidratues që funksionon siç duhet për llojin e lëkurës tuaj dhe aplikojeni atë përpara korrektorit, duke lënë disa minuta që të thithet nga lëkura plotësisht. Nëse teni i pabarabartë e lëkurës është një shqetësim, konsideroni një primer zbutës për të ndihmuar në mbushjen e poreve dhe shenjave më të thella.
Zgjedhni korrektorin e duhur
Zgjedhja e korrektorit të duhur për shenjat e akneve varet nga preferencat personale dhe lloji i lëkurës tuaj. Koncealers mund të variojnë në teksturë nga ato të lëngshme deri në ato kremoze të trashë. Kur bëhet fjalë për shenjat e akneve, është më mirë të zgjidhni një korrektor mat, disa korrektor të formuluar për qeskat nën sy mund të jenë me shkëlqyim, gjë që mund t'i bëjë shenjat akoma më të dukshme.
Aplikoni korrektorin me kujdes
Kur bëhet fjalë për mbulimin e shenjave të akneve, gjithmonë filloni nga pa. Aplikoni një sasi të vogël korrektori në lëkurën tuaj (rreth madhësisë së gjysmës së një kokrre orizi ose më pak) dhe shpërndajeni atë në lëkurë me një brushë grimi, sfungjer grimi apo edhe me gisht. Pasi kjo shtresë e hollë e korrektorit të shkrihet me lëkurën tuaj, mund të shtoni prap për më shumë mbulim. Nëse filloni me shumë korrektor, kjo mund të çojë në një teksturë të pa dëshirueshme nga ju, kështu që është më mirë ta aplikoni në shtresa të holla, nga pak.
Burimi: Beautylish.com