Edhe pse trendi i thonjve holografik nuk është krejtësisht i ri, ka një arsye pse ky dizajn vazhdon të jetë një zgjedhje e mirë. Si fillim, ka kaq shumë ngjyra dhe dizajne nga të cilat mund të zgjedhësh që të gjitha janë njësoj mahnitëse. Manikyri holografik gjithashtu shton një pamje futuristike në thonjtë tuaj pa u dukur të tepruar. Për më tepër, thonjtë holografikë gjithmonë dalin të mrekullueshëm, pavarësisht nga forma apo gjatësia e thonjve.
Pra, nëse po kërkoni të përmirësoni manikyrin, ky trend shumëngjyrësh nuk do t'ju zhgënjejë. Ende nuk jeni të bindur? Shihni tetë dizajne mahnitëse holografike të thonjve që garantojnë se ato s'do të dalin kurrë nga moda.
- Thonjtë klasikë me hologram
Nuk mund të gaboni kurrë me një ngjyrë holografike si bazë klasike.
- Maja French me hologram
Trendi i majave French po merr një përmirësim të madh. Zbukuroni trendin e përjetshëm me majat holografike me shkëlqim.
- Maja French holografike me perla
Perlat janë një tjetër trend i vitit 2022 që po ndikon në pamjen e thonjve, flokëve dhe grimit. Maja French holografike me gurët e çmuar të ylbertë për një paraqitje të denjë.
- Rrotullime holografike
Kombinoni dy nga dizajnet më trendi të thonjve me rrotullime holografike. Janë kombinimi perfekt i të thjeshtës dhe të çuditshmes e cila do t'i bëjë thonjtë tuaj të duken si një vepër arti.
- Thonjtë holografikë me gradient
Nëse jeni një person i pavendosur kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një ngjyre manikyri, duhet t'i provoni këto thonj holografik me gradient. Ky version i shkëlqyeshëm ju lejon të mbani gjërat interesante me disa nuanca të ndryshme.
- Thekse holografike
Ndoshta dizajni holografik mund të jetë paksa shumë i guximshëm për shijen tuaj, s'ka gjë. Në vend të kësaj, ju mund ta mbani efektin holografik minimal me një theks të thjeshtë.
- Dizajni i flakëruar holografik i thonjve
Rifreskoni thonjët tuaj me një dizajn të lezetshëm dhe të ndërlikuar, siç janë flakët holografike. Edhe pse ky opsion është i ndërlikuar për ta provuar vetë, ia vlen të gjesh një artist të talentuar të thonjve për të arritur këtë pamje, sepse kur bëhet siç duhet, është zjarr absolut.
- Aksesorë me hologram
Për thonjë holografik të thjeshtë, lyejini thonjtë tuaj me një shtresë baze dhe rregulloni ato me aksesorë holografik për një pamje argëtuese.
Burimi: Lorealparisusa.com