Një historik i shkurtër i grimit

Përgjatë historisë, grimi është përdorur për çdo gjë: që nga ritualet festive e deri tek ato të bukurisë...dhe disa me të vërtetë për arsye interesante.

Kam menduar që do të ishte kënaqësi që të shikojmë pas historikun e grimit si dhe të zbulojmë origjinën e disa prej praktikave të preferuara të bukurisë.

  • Në Egjiptin e lashtë, vijëzuesi i lëngshëm (Kohl) nuk është përdorur vetëm si mjet për bukuri, por edhe si medikament kundër insekteve.
  • Po në Egjiptin e lashtë, performuesit e rinj mashkuj veshnin paruke si dhe bënin grim për sy për të performuar në rolet e femrave (gratë nuk janë lejuar që të performojnë në skenë në atë kohë)
  • Gjatë periudhës së Fenikasve, metalet pluhur, siç janë pluhuri i arit, janë përdorur në fytyrë dhe qepalla për të identifkuar njerëzit e pasur dhe gratë me bagazh të madh kulture.
  • Gjatë fillimit të shekullit të XVII- të, Elizabeta I-rë e Anglisë mbante fije të hollë floku të lartë (të rruar), i hiqte vetullat e saj të gjitha si dhe përdorte pudra pigmentesh për të mbuluar rënien e flokëve si dhe haqjen e ngjyrës së lëkurës nga ndonjë sëmundje.
  • Në aspektin e heqjes së flokëve, egjiptasit e lashtë zhvilluan një teknikë me të cilën vetëm një konop i njomë përdorej për të nxjerrur nja sasi të madhe të flokëve në një moment...kjo ishte lindja e "perit" ashtu siç përdoret edhe sot.
  • Gjatë shekullit të XVIII-të, grimi i syve të grave përbënin pudra minerale, derisa ngjyra e mollëzave dhe buzëve vinte nga dylli i "kuq" me përmbajtje elementësh ngjitëse. Këto dylla të kuq nganjëherë krijonin probleme shëndetësore për shkak të përbajtjes së tyre me disa pigmente të dëmshme.
  • Gjatë shekullit të XX-të. gratë shkuan nga përdorimi shumë pak apo aspak (nga fillimi i shekullit) tek sytë dhe buzët e ngjyrosura në mënyrë intenzive, përkatësisht në vitet 20 dhe 30.
  • Grimi vazhdoi të evoluoj atëherë kur teknologjia e kozmetikës u rritë në popullaritet. Ajo në fund arriti nivele të reja të kënaqësisë falë vizionit të burrit të quajtur Max Factor. Ai krijoi produktet e veçanta të grimit për përdorim gjatë gjirimit të filmave, të cilët u bënë gjerësisht të popullarizuara në mes të yjeve të Hollivudit dhe me tu bërë më pas përfundimisht në dispozicion edhe për klientët adhurues të tyre.
  • Që nga vitet 50, trendet e grimit kanë ardhur nga shumë burime duke përfshirë modën, lëvizjet politike (lyerjet e fytyrave të hipive), njerëzve të popullarizuar, trendeve shoqërore...edhe muzikës (disko, grunq, rok etj).
  • Trendet e grimit, siç është moda, duket se kanë filluar të vihen në qarkullim sërish në ciklet e 10, 20 apo 30 viteve që nga fillimi i shekullit XX-të. Është gjithmonë interestante të shohim sesi këto pamje ikonike janë stiluar apo riintepretuar për t'ju dhënë atyre një jetë të re.

 

Burimi: kjbennett.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!