Ndërsa jemi në muajt e ngrohtë, mbrojtja nga dielli është shumë e rëndësishme. Pavarësisht nëse e përdorni rregullisht apo akoma po mësoheni me idenë e aplikimit të kremit kundër diellit çdo ditë, gjërat që mund të dëgjoni rreth mbrojtjes nga dielli jo gjithmonë janë aq të mira. Edhe ata që mendojnë se dimë më mirë, mund të pranojnë mitet dhe keqkuptimet rreth SPF. Mirëpo, shkenca hedhë poshtë disa nga besimet e zakonshme rreth kremrave të diellit që mund të dëgjoni.
Kremi kimik kundër diellit thith rrezet UV; Kremi mineral kundër diellit i reflekton ato.
Të dy filtrat fizikë, ai kimikë dhe mineralë, të përdorur në kremrat kundër diellit thithin rrezet UV dhe i shndërrojnë ato në nxehtësi. Ky mit ndoshta rrjedh nga fakti se kremrat mineralë kundër diellit reflektojnë një sasi të vogël të rrezeve UV (rreth 10%), por fuqia e tyre mbrojtëse vjen kryesisht nga aftësia e tyre për të thithur rrezet UV.
Kremrat mineral kundër diellit zgjasin më shumë se ata kimikë, kështu që nuk keni nevojë t'i ripërdorni ato aq shpesh.
Pavarësisht nga lloji i përbërësve të filtrit që ka kremi juaj, duhet ta ri aplikoni çdo dy orë gjatë ekspozimit në diell. Edhe pse dikur besohej se kremrat kimikë kundër diellit janë më pak fotostabilë sesa ata mineralë, hulumtimet tregojnë se me shumicën e filtrave kimikë, kjo nuk është e vërtetë.
Sa më i lartë të jetë SPF, aq më gjatë jeni të mbrojtur.
"SPF" referon se sa kohë do t'i duhet rrezeve UVB të skuqin lëkurën tuaj kur produkti përdoret saktësisht siç udhëzohet. Pavarësisht nëse kremi juaj ndaj diellit është SPF 30 ose SPF 50, është më mirë ta ri aplikoni çdo dy orë, ashtu sipas udhëzimeve.
Duhet të përdorni krem kundër diellit edhe nëse jeni brenda.
Kjo është pjesërisht e vërtetë. Realisht, varet se sa të ekspozuar ndaj rrezeve UV jeni, kudo që të jeni brenda. Llogaritja e ekspozimit tuaj ndaj ultravjollcës është një proces i ndërlikuar dhe mund të ndryshojë në bazë të asaj se sa afër jeni ulur me një dritare, në cilën orë të ditës jeni etj. Sipas një postimi në një blog nga kimistja kozmetike Michelle Wong, nëse jeni ulur rreth një metër larg një dritareje me më pak se 2% pamje nga qielli, me siguri po merrni rreth 1% të sasisë së UV-së që do të merrni nga të qenurit jashtë në rrezet e diellit direkte. Në përgjithësi, ekspozimi ndaj ultravjollcës që merrni nga brenda mund të jetë më pak shqetësues sesa keni menduar fillimisht.
Burimi: Beautylish.com