Manikyri francez është një stil klasik i manikyrit, por edhe nëse përshtatja e shumë ngjyrave dhe teksturave modernizojnë këtë stil, ne vlersojmë kur i thyeni rregullat. Ide të ndryshme të manikyrit francez po shfaqen në rrjetet sociale në kohën e fundit, dhe ne zgjodhëm 5 nga më të preferuarat që edhe juve do ju pëlqejnë.
French manikyr që rrjedh
Përse të stiloni French manikyrin në linjat e drejta të mërzitshme të njejta, kur ju mund të shtoni disa lëvizje në to? Neve po na pëlqen shumë kjo pamje ku efekti i manikyrit rrjedhës mund të shtresohet me brushë të vogël mbi një llak transparent me shkëlqim.
French manikyri i përmbysur
Nëse vërtetë dëshironi të ndryshoni një manikyr të zakonshëm, një french i përmbysur është zgjedhja juaj. Me anë të një hije të kaltër elektrike, ndjekni lakesën natyrale të shtratit të thoit tuaj mbi një llak transparent me shkëlqim.
Manikyri duo french
Për një ndryshim, provoni manikyrin duo french, me 2 ngjyra. Filloni me një llak transparent dhe pastaj aplikoni një shtresë të trashë ngjyrë nude në maje dhe një linjë të hollë të zezë.
French manikyri i lakuar
Maja e french manikyrit është gjëja më interesante për t’a punuar, arsye se përse na pëlqen ky stil i manikyrit french. Në vend që të aplikoni linjën e drejtë si zakonisht, aplikoni atë në kënd për të krijuar një hark.
French manikyri me pika
Ridefinimi i manikyrit french, kjo pamje ndryshon komplet idenë e linjës së manikyrit të zakonshëm. Kjo pamje me pika mund të krijohet me vetëm një llak ose kokrrave dhe ndjek shpirtin e një manikyri french për një pamje të freskët.
Burimi: makeup.com