Flokët e mia bëjnë këtë gjë që të më bëjnë për të qeshur ku dojnë të më kujtojnë lidhur me mungesën e kontrollit që kam në jetën time. Në ditët e mira, është si një reklamë Pantene dhe ndihem më pozitive dhe e gatshme për ta kaluar ditën. Në ditët e këqija, flokët e mia bëhen të elektrizuara, të yndyrshme dhe bëhen të shkrepura për të më bërë me ankth dhe irritim.
Njëherë, derisa isha duke patur dyshime rreth lidhjes time të re romantike, shikova në Netflix filmin serik Gilmore Girls ku Emily Gilmore është duke pastruar shtëpinë e saj bazuar në librin e Marie Kondōs The Life Changing Magic of Tidying Up. Shtëpia do të qëndroj ashtu rrëmujë. Nuk më intereson fare. Por flokët e mia?
Çka nëse flokët e mia kanë arritur këtë entitetin e ndarë që reflekton rrëmujën në të cilën është jeta ime?
Më dëshoni.
Nganjëherë, kur kam një ditë që flokët e mia janë jashtë kontrollit, kjo nxitë një sulm ankthi apo disponim depresiv. Unë mund marr një pamje në reflektimin tim dhe të filloj të kem një ditë të flokëve që janë jashtë kontrollit dhe të filloj spiralen...
Flokë të yndyrshme? Unë nuk e kam jetën time bashkë.
Elektrizimi? Jam duke përjetuar një humbje totale të kontrollit.
Shumë ditë të kqija të flokëve - çka nëse problemi jam unë?
Janë disa të gjetura që sugjerojnë që pamja e flokëve tuaja ndikon më shumë se disponimi i juaj. Në një seri të 5 studimeve rreth pabarazisë klasore, hulumtuesit e univerzitetit Stanford kanë gjetur se memoria e flokëve të këqija ka ndikuar në atë se si pjesëmarrësit e shohin pabarazinë. Dhe këto janë vetëm kujtime - por çka po ndodhë tash?
Ditët e këqija të flokëve mund të hedhin reshje në jetën tuaj si mjegulla e San Franciskos. Nuk ka reshje shiu, por spërkat, është gri dhe pengon. Sipas Dr. Juli Fraga, një psikolog i licencuar në San Francisco, i cili specializohet në shqetësimet shëndetësore të grave, "Flokët e këqij, si një veshje e keqe, mund të ndikojnë në disponimin, sepse ndikojnë në mënyrën se si e shohim veten".
Kujdesi për flokët është një investim në besimin dhe lumturinë tuaj
Flokët si barometër për gjendjen shpirtërore, besimin dhe vlerësimin nuk janë një koncept i ri. Kam parë simbolikën e flokëve dhe kjo ka qenë e lidhur me shëndetin - humbja e flokëve është një shqetësim serioz për burrat - dhe feminiteti për një kohë të gjatë.
Në vitin 1944, grave Franceze i kishin rruar kokat si ndëshkim për bashkëpunimin me gjermanët. Sot, gratë që rruajnë kokën lidhen së pari me kancerin. Edhe në kulturën pop, të famshme femra që presin flokët e tyre të shkurtra bëhen të bujshme.
Entertainment Weekly kishte një ekskluzive në prerjen pixie të Emma Watson - ditën kur ajo ishte jashtë. E gjithë kjo akoma përcjell të njëjtin mesazh për mua: Paraqitjet janë pjesë e lakut të reagimeve që krijojnë besim dhe vetëvlerësim.
Pra, flokët e mbajtur mirë janë një shenjë personale dhe e jashtme e kontrollit, por edhe mësimi se si të kontrolloja flokët e mi zgjati pak. Fatmirësisht, dilema ime ishte rezultat i të qenit shumë i lirë dhe jo konsistent.
Burimi: healthline.com