Këtë verë trendi më i popullarizuar i thonjve kërkon 5 ngjyra

Të gjithë e kuptojnë vështirësinë e zgjedhjes së ngjyrë së preferuar në një salon manikyri! Epo, këtë verë trendi më i popullarizuar i thonjve kërkon 5 ngjyra.

Pasi që të gjitha hijet e ngjyrave janë të të njejtës famije, ky manikyr ka një pamje uniforme që është më e lehtë se sa zgjedhja e 5 ngjyrave komplet të ndryshme. “Është një mënyrë argëtuese për të provuar ngjyra të ndryshme pa e tepruar,” thot Steph Stone. “Kap vëmendjen por jo në nivel të tepruar, si dhe është e lehtë për tu arritur.”

Edhe pse ky dizajn nuk është i vështirë si një art i thonjve, procesi i zgjedhjes së hijeve është paksa i vështirë. Për këtë arsye, ne pyetëm disa ekspert rreth mendimeve të tyre, dhe në vazhdim do të mund të shihni disa lloje të manikyreve me ngjyra të ndryshme.

Nude

 

Zgjedhja e 5 ngjyrave të të njejtës familje të ngjyrave mbase duket e lehtë, por ndonjëher mund të bëni zgjedhje të gabuar. “Mos zgjedhni hije që janë shumë të përafërta ose për ndryshe nuk do kenë dallim në mes vete,” thot Betina Goldstein.

E kaltër

 

Stone thekson se nuk ka rregulla kur është fjala për këtë trend argëtues shumëngjyrësh, ju mund të përzini ngjyrat si të doni. Por sigurohuni të arrini një efekt gradient, duhet të ketë një renditje.

Roze-portokalli

Në fund, Charlotte Wales thot se nuk duhet të mendoheni shumë. Ju duhet të keni kujdes që ngjyra në mënyrë graduale të bëhet më e errët dhe më e thellë. Ju gjithashtu mund të aplikoni hije të ngjashme dhe prap të arrini një manikyr monokrom.

 

Burimi: yahoo.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!