Është e pamundur të mos vëreni ndryshimin drastik nga brune dhe ngjyra të errëta në bjonde dhe ngjyra të zbardhura dhe asnjëherë nuk ka qenë koha më e duhur për ta bërë këtë.
Në vazhdim po ju paraqesim 4 zonja që kanë arritur të zbardhojnë flokët deri në maksimum për të pasur efektin e duhur…
Michelle Williams
Duhet ta pranojmë se Michelle kurrë nuk është dukur më joshëse se tani. Nuanca e saj e lehtë bjonde dhe delikate duket shumë me stil dhe i përshtatet tonit të lëkurës së saj duke u përballur me një formë të përkryer.
Kristen Stewart
Kristen është dëshmi se ju mund të bëheni bjonde e akulltë me një stilim flokësh ‘punky’. Kjo tregon se kjo nuancë është një zbardhues i gjithanshëm dhe se ju mund ta përdorni mënyrës që i përshtatet personalitetit tuaj – pavarsisht stilit old-school apo elegante moderne.
Taylor Swift
Taylor ka debutuar me stilimin e flokëve të saj pasi doli në shitje kopertina e saj në Vogue. Ajo ndryshojë paksa nuancën e saj bjonde duke e cilësuar më shumë si të akulltë, gjë që e ka bërë edhe më artistike pamjen e saj.
Jennifer Lawrence
Jennifer ka tentuar për një kohë graduale të zbardhë nuancën e saj të flokëve dhe aktualisht ka arritur deri në tonin që i përshtatet lëkurës së saj dhe e bën mëse të përkryer. Ashtu sikur Taylor dhe Kristen, nuancat e tyre të reja janë shoqëruar me prerje të flokëve të shkurtra “Bob style”.
Si të arrini këtë pamje:
Përderisa një numër i madh i femrave eksperimentojnë në kushte shtëpiake, më së miri është të frekuentoni sallonet e bukurisë për të pasur efekt sa më të mirë.
Lee thekson se askush nuk mund të arrijë efektin e nuancës platinum në shtëpi, kjo vetëm se mund të ju dështojë dhe të jetë një gabim i hatashëm. Gjithashtu, ngjyrosja e flokëve me peroksid dëmton ashpër flokët andaj më mirë drejtohuni tek një profesionist në mënyrë që të kufizoni paksa dëmin.
Sa i përket nuancave, Lee mendon se nuanca e akulltë arrihet më mirë me tone gri duke rekomanduar eksperimente me nuanca pastel të përkohshme, në mënyrë që flokët të zbardhen më mirë.
Që të mirëmbani ngjyrën e flokëve, ju këshillojmë të përdorni sistemin 3-step Olaplex, duke përfshirë kondicioner për kujdesin e flokëve. Gjithashtu ju preferojmë përdorimin e shampove dhe kondicionerëve ‘Silver’ për t’i mbajtur të ndritshme flokët dhe të buta si dhe sprej kondicioner për të korrigjuar tonet e ngjyrës.
Burimi: glamourmagazine.co.uk