Këshilla për Bukurie që ju duhen gjatë udhëtimeve

Përpara se të hipim mbi re, janë disa dilema bukurie më të mëdha për të cilat duhet të përgatitemi duke iu përmbajtur rregullave strikte në aeroport. Sy të lodhur, të fryrë, lëkurë e thatë nga lagështia më e ulët në udhëtimet ajrore dhe ekspozim të tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë janë rezultat i ditëve të gjata të udhëtimit. Këtu janë disa këshilla për t'ju bërë të dukeni bukur gjatë këtyre ditëve!

Hidratoni lëkurën tuaj - Është e rëndësishme të aplikoni krem hidratues një natë para udhëtimit tuaj. Vazhdoni të rimbushni dhe të hidratoni trupin tuaj në mënyrë natyrale me ushqime të lehta si karota, tranguj, selino ose mango.

Mbani grim sa më të lehtë - Orët e gjata dhe ajri i thatë gjatë udhëtimit mund të çojnë në bllokimin e poreve dhe zbehjen e lëkurës. Nëse keni nevojë për mbulim, provoni një hidratues me ngjyrë.

Ruani lëkurën tuaj - Rrezet UV janë më të forta në lartësi më të larta, prandaj sigurohuni që të aplikoni krem kundër diellit para fluturimit. Nëse jeni ulur në ndenjësen e dritares, tërhiqeni hijen e dritares për të ulur ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet.

Merrni një maskë gjumi me vete - Maskat e gjumit janë esenciale, veçanërisht për fluturimet e gjata ose kur do të ndërroni zonën kohore. Do të dukeni dhe do të ndiheni të pushuar.

Mbajeni një korrektor për qeskat e syve me vete  - një korrektor me një brushë për aplikim sa më të lehtë, është mjaft thelbësor.

Mbani një shampo të thatë - Për t'i mbajtur flokët me erë dhe dukje të freskët ju nevojitet një shampo e thatë, preferohet të jetë pa parabene dhe sulfate.

Trajtoni fytyrën tuaj - Pasi të keni arritur në destinacionin tuaj, ringjallni lëkurën tuaj me një mini maskë për fytyrën. Lani çdo papastërti të grumbulluar, vajra të tepërt apo grim të mbetur me një pastrues të butë. Më pas aplikoni një maskë hidratuese për të rinovuar lëkurën tuaj!

Burimi: beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!