Ja pse të gjithë jemi të fikusar pas këtij truku të aplikimit të maskarës

Të gjithë make-up artistët betohen në këtë truk, ndërsa blogeret janë të obsesionuar pas kësaj…

Aplikimi i maskarës duket një proces shumë i thjeshtë. E hapni brushën dhe filloni të lyeni qerpikët nga rrënja deri tek majat dhe pastaj e përsëritni procedurën. Shumë e thjeshtë apo? Por, sa herë keni aplikuar shtresën e parë të maskarës dhe pas përsëritjes keni fituar qerpikë të ngjitur me njëri-tjetrin, duke ju dhënë një pamje jo dhe aq të këndshme. Madje edhe maskara më e mirë mund t’i ngjit qerpikët nëse nuk aplikohet si duhet.

Fakti është, se nëse ngjiten qerpikët si rezultat i maskarës, ato vështirë mund t’i pastrojmë duke rezultuar deri në shkëputjen e tyre. Ja pse të gjithë jemi të fikusar pas këtij truku të aplikimit të maskarës.

Duke njohur teknikën “lyej butësisht dhe tërheq” ju thjeshtë në këtë mënyrë mund të aplikoni maskarën duke i siguruar qerpikëve tuaj pamje sa më të butë dhe natyrale. Këtu nënkuptohet krijmi i qerpikëve më të trashë, më të gjatë dhe pa u ngjitur fare. Është kaq e thjeshtë!

E tëra që duhet të bëni është të mbani brushën e maskarës në një kënd 35 shkallë dhe të stimuloni qerpikët drejtë këndit të brendshëm të syve tuaj. Pastaj, kur ju mendoni se i keni lyer mjaftueshëm, tërhiqni qerpikët prapa drejt këndit të jashtëm të syrit tuaj.

Nëse ndjeni nevojën për të përsëritur procesin, mund ta bëni sërish. Ndryshe nga aplikimi i maskarës nga rrënjët deri te majat, kjo teknikë nuk lejon që të ngjiten qerpikët dhe të grumbullohen. Në fakt, kjo është një teknikë shumë e dobishme!

Pasi t’i keni lyer mirë qerpikët, e tëra që duhet të bëni është të aplikoni lajnerin e lëngshëm për sy apo ndonjë hijëzim të syve dhe keni finalizuar tërë punën tuaj. Qerpikë të përsosur për krijimin e një pamje të syve të mahnitshëm.

 

Burimi: cosmopolitan.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!