Sado që të përpiqeni, thonjtë gjithnjë na përfundojnë të shumtën e kohës duke u thyer dhe dëmtuar. Është shumë frustruese, këtë të gjitha femrat e kuptojmë. Por, ja disa këshilla të dobishme si të veproni që thonjtë tuaj të forcohen brenda një muaji.
Çdo mëngjes: Përdorni serum për rritje
Këto janë të mbushur me biotinë, gjë që ndihmon në forcimin e thonjve të dobët, por poashtu mban lëkurën të shëndetshme. Masazhoni thonjtë me këtë serum një herë në ditë.
Çdo pasdite: Aplikoni vaj për kutikulat (lëkura përreth thonjve)
Kutikulat qëndrojnë aty për një arsye: për të mbrojtur thonjtë dhe për të parandaluar infeksionet – kjo është arsyeja pse duhet t’i mbani të shëndetshëm. Mbani vajin afër vetes që t’ia rikujtoni se duhet ta përdorni.
Çdo natë: Përdorni losion
Burimi: purewow.com