Irritimi i lëkurës së kokës

Rezultati i një ngjyre të freskët dhe një lëkure koke të djegur, pas një vizite në salon, është më i shpeshtë se sa mendoni. Dhe për neve që jemi të bekuar me një rritje të shpejtë të flokëve, ky problem është më i zakonshëm. Megjithatë, kjo është e domosdoshme, pasi që neve biseduam me tekniken e ngjyrosjes Stephanie Brown, e cila na tregoi disa truqe se si mund të kujdesemi për lëkurën e kokës në mënyrë që të parandalojmë irritimin nga ngjyrosja e flokëve.

Pranoni yndyrën në flokë

Sipas Brown, nëse keni vendosur të vizitoni sallonin për një ngjyrosje të flokëve, mënyra më e lehtë për të shmangur irritimin e lëkurës së kokës fillon para se të largoheni nga shtëpia. "Mos pastroni flokët para se të ngjyrosni ato," këshillon ajo. "Vajrat natyrale të flokut mbrojnë lëkurën e kokës dhe flokun nga irritimi dhe dëmtimi."

Jini të sinqertë me teknikun

Është shumë e rëndësishme të bisedoni me teknikun e ngjyrës dhe t'i tregoni për ndjeshmërinë e flokut ndaj ngjyrës, pasi që pas kësaj ai/ajo do mund të ndërmerr masa në qasjen e këtij problemi. Brown thotë se ajo zakonisht shton Care & Comfort ose Sweet'n Low kur ajo përgatit ngjyrën për një klient i cili ka lëkurë të ndjeshme të kokës ndaj ngjyrës. "Këto produkte përmbajnë mbrojtës të pH për të neutralizuar amoniakun në ngjyrë në mënyrë që ajo të shkaktojë sa më pak irritim në lëkurën e kokës," spjegon ajo.

Kërkoni të provohet ngjyra në një pjesë të lëkurës

Nëse e dini që jeni alergjik ndaj ngjyrave artificiale të flokëve, kërkoni nga salloni të përdorin ngjyrë organike të flokëve, pasi që këto janë më të buta për lëkurën e kokës, thotë Brown.

Kujdes në zgjedhjen e shamponit dhe kondicionerit

Puna nuk ndalon pasi që të keni përfunduar punën në salon, ajo se çfarë përdorni në dush është shumë me rëndësi për shëndetin e lëkurës së kokës dhe irritimin e tij. Brown thotë se ju duhet të përdorni shampon dhe kondicioner hidratues me pH të balancuar.

Trajtoni lëkurën e kokës në shtëpi

Falë produkteve të specifikuara për kujdesin e lëkurës së kokës, lloji i lëkurës së ndjeshme të kokës ka shumë zgjedhje për trajtim. I preferuar nga Brown është IGK Trust Issues, një formulë e cila përveç teknologjisë së patentuar të lëshimit të hidrogelit në kohë për të hidratuar që të dyja përderisa jeni duke e përdorur, gjithashtu është e pasur me astringjent natyral si uthulla nga molla për të ribalancuar lëkurën e kokës.

Zgjedhni rrugën natyrale

Nëse jeni duke kërkuar një qasje më të pastër, Brown thotë se përbërësit që mbase i keni në dollapin e produkteve ushqimore mund të ju ndihmojnë. "Uthulla nga molla ose çaji nga kamomili do ndihmojë shumë në pastrim," thotë ajo, duke na këshilluar që të lejojmë që kjo të qëndrojë për disa minuta para se t'i pastrojmë ato. "Juve gjithashtu mund të përdorni vaj, shembull vaj kokosi ose vaj avokadoje dhe lëreni të qëndroj për 10-30 minuta dhe pastaj pastroni atë me shampo."

 

Burimi: finance.yahoo.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!