Fakte interesante rreth thonjve dhe llakut për thonj

A mendoni për thonjt tuaj gjatë gjithë kohës? Shumica e njerëzve nuk mendojnë përpos nëse jeni adhurues i thonjve apo manikyrist që është totalisht në dashuri me punën e tij apo të saj. Ta menjanojmë për ca kohë gishtin e goditur, thoin e thyer, apo mani-pedi të kohë-pas-kohshëm, ne në përgjithsi nuk i sjellim thonjve tanë shumë vëmendje.

Me siguri, këto janë gjërat që ju nuk i dini rreth thonjve dhe llakut tuaj për thonj. Ne po i listojmë disa nga faktet e mahnitshme rreth tyre:

1. Thonjt janë të krijuara nga materiali i njejtë siç janë të krijuar edhe flokët

Edhe pse të ndryshme sa i përket ngjyrës dhe strukturës, thonjt tanë (edhe në gishtat e duarve edhe në ato të këmbëve) janë të krijuara nga materiali prej të cilit janë të krijuar edhe flokët tanë, që është keratina. Kjo do të thotë që ushqimet e njejta që janë të mira për flokët janë poashtu edhe për thonj. Keratina është një proteinë, pra, yndyrat e shëndetshme dhe vaji është i nevojshëm për të mbajtur edhe thonjt edhe flokët të forta dhe të hidratuara.

2. Shumë aspekte ndikojnë në rritjen e thonjve.

Shkalla e rritjes së thoit është i ndikuar nga shumë gjëra siç janë: gjinia, hormonet, moti dhe aktiviteti i dorës. Mesatarisht, thonjt e gishtave rriten 3.5 millimetra në muaj. Thonjt e femrave rriten më ngadalë sesa ato të meshkujve. Por gjatë shtatëzanisë, thonjt e grave rriten shpejt për shkak të sekrecionit hormonal. Nëse do ta vështronit procesin e rritjes, thonjt normalisht rriten më shpejt gjatë verës sesa gjatë dimrit.

Dora dominuese poashtu përmban thonj të cilët rriten më së shpejti, dhe kjo është arsyeja se pse shtypja në tastierë me thonj, stërvitja sportive dhe masazhimi i thonjve në fakt e stimulojnë rritjen e thonjve. Për shkak të kësaj, thonjt e gishtave të këmbës rriten pak më ngadalë, me një mesatare prej 1.6 millimetrash në muaj. Çuditërisht, sa më të gjatë gishtat, aq më shpejt rriten thonjt – thonjt e mesëm rriten më së shpejti dhe thoi i gishtit të madh rritet më ngadalë.

3. Thonjt mund të tregojnë shumë gjëra rreth shëndetit tuaj të përgjithshëm

Një dermatolog i shkolluar mirë mund t’ju tregoj rreth shëndetit të trupit tuaj vetëm duke i ekzaminuar thonjt. Nëse keni thonj të zbehtë në mënyrë jo-normale, ju mund të keni anemi. Vijat e errëta, vertikale në shtratin e thoit nënkuptojnë që keni melanomë. Depresionet dhe çarjet e vogla zakonisht shoqërohen me psoriasis. Thonjt e brishtë dhe të hollë, mund të nënkuptojnë probleme tiroide. Thonjt e zberdhur dhe të trashë janë shenja të infeksioni fungal. Derisa, ngjyra e kaltër mund të sinjalizoj sëmundje të mushkërijve. Nëse shihni diçka të pazakont rreth thonjve tuaj, mos mendoni vetëm për diçka rreth lëkurës. Konsultoni dermatologun menjëherë.

 

Burimi: didyouknowfashion.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!