A janë produktet e lëngshme të grimit më të mira se ato të ngurta?

Është një dilemë e vështirë për t'a zgjedhur të vetëm. Meqë formulat e grimit të thata, të lëngta apo kremoze vazhdojnë të evoluojnë dhe të ndryshojnë për të mirë, është e vështirë të kuptoni se cili produkt arrin një efekt të mirë në lëkurë dhe cilat funksionojnë kur kombinohen.

A janë më të mirë ato të lëngshëm se sa ato të thatë? Cili ka një qëndrueshmëri më të gjatë? Si ti shtresoni ato? Ja se çfarë na mësojnë ekspertët:

Të njomë apo mat?

Fillimisht, është shumë e mirë nëse dini se si dëshironi të dukeni në mënyrë që të zgjedhni formulën që ju duhet. Grimeri Benjamin Puckey thot që të zgjedhni një të thatë për një pamje më mat: "Pudra e thatë do ju dhurojë një pamje mat, më pak mbulues dhe është me e lehtë për tu aplikuar se sa pudra e lëngët. Një pudër e lëngët ofron më shumë mbulueshmëri dhe një pamje më me shkëlqim. Ju mund të përdorni një pudër të thatë mbi atë të lëngët për të matifikuar pamjen dhe për të shtuar mbulueshmëri."

Merrni parasyshë llojin e lëkurës suaj

Efektet pozitive dhe negative të pudrave të thata dhe atyre të lëngta janë të shumta, por rregulli bazë është të filloni me llojin tuaj të lëkurës. "Pudrat e thata janë të mira për lëkurë të yndyrshme, të kombinuar ose për ata të cilët dëshirojnë pamje mat," thot Derek Selby. "Këto gjithashtu janë formulat më të lehta për tu aplikuar. Nëse jeni një fillestarë apo nuk keni kohë, zgjedhni atë të thatë."

Për lëkurë më të moshuar ose të thatë, zgjedhni pudrën e lëngtë e cila ju ofron një mbulim më të plotë. Kelly Dobos thot, "pudrat e lëngta ofrojnë një mbulueshmëri më të plotë dhe përmbajnë përbërës që ndihmojnë pigmentet të shpërndahen më lehtë në lëkurë. Ato gjithashtu përmbajnë zbutës që ndihmojnë në hidratim dhe zbutje të lëkurës."

Përderisa pudrat e lëngta janë të lehta për tu aplikuar dhe shumë hidratuese, zbutësit e njejtë që i bëjnë ato më të lehtë për tu aplikuar, i bëjnë ato edhe më të prirë ndaj plasaritjeve dhe rrëshqitjeve në lëkurë. "Unë preferoj zona të caktuara mat: balli, nën sy, anash hundës, mjekrra si dhe nofulla, si dhe me shkëlqim si ura e hundës dhe mollëza pasi që kjo e bën që fytyra të duket më 3 dimenzionale në kamerë," thot Puckey.

Disa truqe

"Kur shtresoni ndonjë produkt mbi produkte të lëngta, sigurohuni që i keni dhënë kohë pudrës për tu tharë, ndryshe do bëhet përzierja e tyre dhe do rezultojë në një pamje të pabarabartë.

Një rregull i thjeshtë për tu mbajtur mend gjatë shtresimit është se ato të thata shkojnë më mirë mbi ato të lëngshme. Edhe nëse baza juaj e preferuar është një pudër e thatë, ekspertët rekomandojnë aplikimin e tijë pasi që të keni aplikuar ato të lëngshme ose kremoze. "Nëse ju pëlqen një skuqës kremoz, kontur ose theksues, aplikoni atë në fillim dhe pastaj aplikoni pudrën e thatë mbi të," rekomandon Selby.

 

Burimi: newbeauty.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!