Të gjithë jemi munduar të shfaqim kreativitetin tonë me anë të një shkëlqyesi herë pas here. E kemi aplikuar shumë në: mollëza, sy, hundë, buzë, supe, klavikula, madje edhe në këmbë kur kemi patur nevojë. Por a e keni menduar ndonjëherë aplikimin e tijë në duar? Me siguri që asnjërës nuk i ka shkuar ndërmend ta bëjë këtë, por tani do e keni mundësi të shihni këtë, pasi që një gjeni i artit të thonjve në Instagram Eun Kyung Park (Unistella), e realizoi këtë.
Në shtator 18, ajo postoi një video të manikyrit nude të zbukuruara me stoli ari të mëdha – por kjo nuk ishte ajo që kapi vëmendjen, pavarsisht arit të veçant, kutikulet e saja ishin përplot me shkëlqim, me xixëllimë ngjyrë roze të ylbertë.
Në përshkrimin e Instagramit, Park emërton detajin e thonjve si: “Hije e kutikuleve.”
Park tregon se ka një kohë që ajo mendon se si të përziej botën e grimit me atë të thonjëve, dhe kështu lindi ideja e “hijes së kutikulave.”
Burimi: allure.com