Gjithçka që duhet të dini për ujin e orizit në flokë

Aq sa më pëlqen të përdor produktet dhe trajtimet më të fundit të bukurisë, duket sikur përbërësit më efektivë fshihen në kuzhinë. Trendi më i fundit i e flokëve nuk është përjashtim, njerëzit thjesht nuk po ndalojnë së foluri për përfitimet e shpëlarjes së flokëve me ujë të orizit.

Rituali i shpëlarjes së flokëve me ujë orizi daton që nga periudha e Heian. Sekreti i flokëve të bukura të femrave japoneze besohet të jetë banja me ujë me orizi. Sot, do të gjeni video të pafundme në TikTok dhe YouTube të njerëzve që betohen për trajtimet javore të ujit me oriz.

Si fillim, çfarë është uji i orizit?

Pikërisht ashtu si tingëllon, është lëngu i mbetur pas larjes ose zierjes së orizit. Orizi përmban shumë vitamina dhe minerale, si aminoacide, vitamina B & E dhe antioksidantë, të cilët depërtojnë në ujë, pastaj në lëkurën e kokës dhe flokët tuaja.

Përfitimet e ujit të orizit

Ndonëse ka studime të kufizuara shkencore për të vërtetuar përfitimet e ujit të orizit për flokët, besohet në mënyrë anekdotike se ndihmon në përmirësimin e forcës, shkëlqimit, strukturës dhe më e rëndësishmja, rritjes së flokëve.

Efektet anësore të ujit të orizit

Si me të gjitha trajtimet tjera, rezultatet dhe efektet anësore mund të ndryshojnë në bazë të strukturës dhe llojit të flokëve. Mbani në mend se uji i orizit është një niseshte e rëndë, me shumë proteina, kështu që kombinimi i tij me produkte të tjera të pasura me proteina ose teprimi me të mund të shkaktojë akomulim. Ky nuk supozohet të jetë një ritual i përditshëm, në vend të kësaj, aplikojeni njëherë në javë ose në dy javë.

Si ta përgadisim ujin e orizit

Lajm i mirë për ata që bëjnë DIY, ju mund ta bëni këtë në shtëpi me vetëm disa përbërës që me siguri tashmë i keni (e keni marrë me mend): oriz dhe ujë. Lani rreth gjysmë gote oriz të papjekur dhe përzieni në një tas me rreth 2-3 gota ujë. Lëreni të qëndrojë për rreth 24 orë ose zijeni derisa të turbullohet, lëreni të ftohet dhe më pas kullojeni. Ruajeni ujin e orizit në një shishe me spërkatje, kavanoz ose ndonjë gjë që mund të mbyllet hermetikisht derisa të jeni gati për ta përdorur. Përpiquni ta përdorni brenda një jave për përfitime maksimale.

Si ta përdorim ujin e orizit

Filloni duke larë flokët me shampo, shpëlani dhe thani me peshqir. Më pas, aplikoni ujin e orizit në flokët tuaj dhe masazhoni atë në lëkurën e kokës dhe flokët tuaj. Lëreni të veprojë deri në 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe stilojeni si zakonisht. Kaq ishte!

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!