3 mënyrat më të mira për vendosjen e hijeve me shkëlqim në sy

Nëse mendoni se grimi me xixa është për fëmijë, mendoni përsëri. Është e kuptueshme që ju mund të lidhni xixat me projektet e artit nga fëmijëria juaj, mirëpo, ky produkt me shkëlqim ka vendin e vet në grim, më së shpeshti në pamjen e grimit të syve. Dhe së bashku me hijen metalike, hijet e syve me shkëlqim (xixa) kanë qenë në trend kohët e fundit.

Ka mënyra të pafundme për të eksperimentuar me xixa, por nëse po kërkoni frymëzim se si ta vendosni atë në mënyra elegante, ne do të ndajmë tre mënyrat tona të preferuara më poshtë. Nëse dëshironi të krijoni një pamje grafike ose të zgjidhni diçka më minimale, na keni ne.

  1. Aplikoni lehtësisht në qepallat tuaja

Nuk është e domosdoshme që një grimi i syve me xixa duhet gjithmonë të jetë i rëndë. Aplikimi i pak xixave dhe kombinimi me një grim minimal në fytyrë dhe buzë është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar vetëm një nuancë të diçkaje të veçantë në një pamje të thjeshtë. Pjesa me e mirë? Është tepër e lehtë për t'u bërë.

Aplikoni një hije pluhur ose të lëngshëm me xixa, në qendër të qepallave tuaja dhe përziejeni atë me një brushë të dendur grimi. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për një shkëlqim të vetëm në sytë tuaj.

  1. Si hije grafike

Hijet e syve grafikë janë në trend dhe nuk mund të mendojmë një mënyrë më të mirë për ta aplikuar atë sesa me xixa. Mund të përdorni vetëm një nuancë me xixa për të krijuar një pamje grafike monokromatike, ose mund të kombinoni nuancat dhe të bëheni ultra-kreativ me të.

Ju mund të vendosni xixa me një ngjitës të sigurt për sytë, ose mund të zgjidhni një rrugë më të thjeshtë dhe të zgjidhni një hije të syve të lëngshëm plot me xixa.

  1. Si një eyeliner me xixa

Nëse ndiheni të guximshme, merrni një eyeliner me xixa dhe zbukuro sytë me dizajne grafike. Por nëse doni të eksperimentoni me grimin me xixa në një mënyrë më delikate, mund të krijoni një eyeliner përgjatë vijës së sipërme të qerpikëve.

Aplikoni një linjë dhe pastroni skajet me një solucion për  pastrimin e grimit për t'u siguruar që të keni një pamje të pastër dhe të lëmuar. Më pas, aplikoni një maskarë, të cilën mund t'i jepni qerpikëve dendësinë e dëshiruar.

Via: lorealparis.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!