Kam patur qarkoret e errëta rreth syve për një kohë aq të gjatë sa nuk më kujtohet mirë. Nuk ka rëndësi nëse i bëjë 8 orë gjumë apo ndihem shumë e çlodhur, gjithmonë më duket se kam sy rakuni çdo mëngjes kur të zgjohem nga gjumi. Përderisa disa krema për sy më kanë ndihmuar që të zhduk dukjen e tyre paksa, gjëja e vetme që mund t’i mbuloj ato të tërat është një sherk i mirë.
Përgjatë viteve, i kam provuar disa mijëra sherka të ndryshëm të blera në dyqane artikujsh si dhe tek brendet e njohura, por nuk kam gjetur një që e kam dashur mjaftueshëm për të vazhduar së përdoruri derisa e zbulova sherkun Smashbox’s Studio Skin Flawless 24 Hour Concealer.
Para disa muajve, u mbajtë në zyrën tonë foto-sesioni në të cilën na erdhi dhe artistja e grimit për të na bërë grimin. Pasi që u ula në karrigen e saj para foto-sesionit, mendova që do të jetë koha ideale për t’i shikuar e-maillët në telefonin tim, dhe kështu nuk e përqëndrova vëmendjen ndaj asaj se çka bënte ajo. Kështu ndodhi deri sa shikova për një moment në pasqyrë kur ajo kishte mbaruar gjysmën e punës. U trondita kur pashë se nuk kisha shenja të qarkoreve ndër sytë e mij për herë të parë në jetën time. Unë menjëherë e bëra grimeren që të ndaloj se aplikuari skuqjen dhe të më tregoi menjëherë se çka bënte ajo kështu magjike.
Derisa unë supozova që kjo kishte të bënte thjesht me një shpikje të veçantë të produkteve që mund të jenë konfidenciale vetëm për grimerët, rezultoi që ajo kishte përdorur sherkun Smashbox që mund të blihet tek Ulta, Sephora dhe në Amazon. Menjëherë pasi që më tregoi se cilën hijezim e kishte përdorur, unë bëra porosinë e një tubi përderisa ende isha duke qëndruar ulur aty, duke e përfunduar pjesën e mbetur të grimit tim.
Sherku kremoz sjellë deri në 24 orë mbulim pa rrudhje, leskërim, apo vendosje në vija të imta apo rrudhje. Përderisa disa sherka janë të formuluara që specifikisht t’i mbulojnë ose qarkoret përreth syve apo njollat, unë mund të them sinqerisht që ky produkt ka dy funksione. Jo vetëm që i mbulon pa problem pikat e errëta ndër sytë e mi, por poashtu i përmirëson hapësirat e kuqe apo të metat që i gjenë kudo në fytyrën time.
Mund të aplikohet lehtësisht me gishtat tuaja apo me përzirës të bukurisë, por e kam kuptuar që ajo i mbulon qarkoret e mija që gjenden ndër sy më së miri kur e përziej me brushën Laura Mercier Camouflage Brush — një trik tjetër që e mësova nga grimerja. Poashtu e dashuroj që sherku është vegan, pa përmbajtje kafsheje dhe e testuar nga dermatologu dhe oftalmologu. Plus, janë tridhjetë hije që mund t’i zgjedhni, pra ju nuk duhet të keni çfardo problemi që të gjeni hijen tuaj që ju përshtatet më së miri.
Burimi: instyle.com