A janë flokët tuaja vërtetë të thata apo të thata por jo shumë?

Imagjinoni për një moment një skenë si vijon: jeni në vend të një shoqeje tuaj dhe tema e bisedës që u hap është për flokët.

Shumica prej tyre ankohen lidhur me problemet me të cilat ata ballafaqohen në baza ditore me flokët e yndyrosura, përderisa ju, në një situatë tërësisht të kundërt, nuk dini se çka të thoni se pse ata kanë flokë të thara. Mos u brengosni. Për shkak të indeve të gjëndrave dhjamore, në lëkurën e kokës suaj prodhohet më pak yndyrë se që është e domosdoshme për t’i hidratuar flokët në tërësi.

Shpjegimi tjetër për flokë të thara është në formën natyrale të flokut. Për shkak të formës me karakteristikë unazore, të dredhuara janë zakonisht më të thara për shkak së yndyra natyrale që del nga rrënjët udhëton një rrugë më të gjatë që të vij deri tek majet, përderisa, çka ndodhë me flokët e drejta në të cilat ky proces ndodh praktikisht në linjë të drejtë.

Por a janë flokët tuaja vërtetë të thata apo të thata por jo shumë? A keni qenë duke bërë mëkate kapilare? Këtu mund të zbuloni gjithçka rreth tharjes së flokut. Në secilën mënyrë, ia vlen të analizohet durimi i juaj rreth rutinës së kujdesit për të parë se ku qëndron problemi. Por mos harroni të pysni opinionin e dermatalogut. Vetëm specialistët e flokut mund t’ju sjellin diagnozën se si t’i trajtoni flokët tuaja, qoftë ato të thara apo ato të hidratuara.

 

Të thara apo flokët e thara?

Nëse flokët e thara janë diçka e përjetshme, ajo ndikon pastaj që të humbin fuqinë dhe bëhen poroze, të vrazhda dhe të brishta.

 

Shkaktarët e tharjes

Tharja e fijeve të flokëve mund të shkaktohet nga një numër faktorësh. Disa syresh që janë të zakonshme janë si vijon:

 

Mungesa e hidratimit

Ku është kremi trajtues, hë?

 

Kemikalet e tepërta

Drejtuesit për flokë siç janë brushat progresive dhe ngjyrosjet.

 

Nxehtësia e tepërt

Përdorimi jo i duhur i tharëses për flokë (dhe pa mbrojtës termik), si dhe banjot me ujë të nxehtë janë shumë të dëmshme për flokun e hidratuar.

 

Larja e tepërt

Po, larja e tepërt e flokëve largon ynyrën natyrale nga lëkura e kokës dhe si pasojë, ndikon në dehidratimin e flokëve.

 

Ndryshimet hormonale

Çrregullimet që janë të ndërlidhura me tiroidet, shtatëzaninë, gjidhënjën dhe menopauzën.

 

Burimi: sunsilk.in

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!