Këtë mëngjes u zgjova nga shtrati, shputat e mia duke shkelur mbi dyshemenë e drurit për të arritur deri tek lavamani në banjo. Aty, i lava dhëmbët dhe i kreha flokët. Flokët e thinjura kishin filluar të bëhen nga pjesa qendrore e flokëve. Unë në heshtje i gëzohesha përparimit të tyre.
Në javën e tetë të strehimit në bazë të urdhërit të qeverisë, jam duke parashikuar që do të pauzojmë pakëz. Çka nëse pushoj së praktikuari formulën të cilën stilisti im i ka perfeksionuar, përgjatë viteve, për të arritur bazën e ngjyrës mjaltë-miell-bjonde me shirita të theksuesve "natyral"?
Përkundër momenteve të marrjes së vendimeve për jetë a vdekje të bëra në çdo orë gjatë pandemisë së virusit korona, pyetja ime mund të duket e parëndësishme. Por, për mua, është kuptimplote, potencialisht çështje esenciale.
Si shumë gra, unë kam luftuar me flokët e mia në pjesën më të madhe të jetës sime. Gjatë viteve të adoleshencës i hekurosja flokët e elektrizuara dhe bëja përpjekje që t'i zbus kaçurrelet e mia si një punëtore e re në Capitol Hill. Fillova të ngjyrosja dhe t'i bëja flokët me keratinë derisa isha duke bërë karrierë në Amerikën korporative. Pasi që disa nga veçoritë e mia filluan të largohen dhe ulen me kohë, stili bob i bukur i imi u bë ajo me të cilën krenohesha.
Nuk e di se kush i ka shkruar rregullat e flokëve të grave, por unë u jam përmbajtur atyre. Për gratë në korporatat e mëdha, unë kam punuar në të trija: American Express, Estee Lauder dhe Pfizer–janë dy kode që rrallë thyhen: çdo grua përjeton plasje të drejtë të lëmuar dhe rrallë dikush i ka ato të thinjura.
Kjo nuk është hera e parë që unë kam flirtuar me idenë që të mos e përdori më ngjyrën për flokë. Shkaku që më ka bërë të marr këtë vendim nuk është periudha e gjatë që më duhej ta harxhoja si dhe shpenzimeve financiare, se sa dëshira që të përqafoj me vetbesim moshën time dhe përvojën e jetës. Për ta goditur, në vend se për të fshehur.
“Jo! Ende jo,” nëna ime bërtetë secilën herë. Pse, si një grua 60 vjeçe, unë ende pyes apo kujdesem rreth asaj se çka nëna ime. Nëna ima, në moshën e saj 80 vjeçe, ka flokë ngjyrë të zeza. Tani, gjatë bisedave familjare në platformën Zoom, ajo veshë kapelë bejzbolli.
Sot, lidhja ime me sferën ngjyrë hiri përmbi kokës sime është e ndryshme. Nuk jam duke u mërzitur rreth modës apo normave shoqërore. Ndoshta, duke u thinjur do ta ketë një simbolikë - një demarkim i jetës sime para dhe pas. Pamja ime e re është grrysur dhe vuan si pasojë e pandemisë. Një kujtim ditor i vjehrrës sime 91 vjeçe në betejën e saj për të mbijetuar në një qendër spitalore, të vajzës sime të rritur e cila është detyruar të kthehet në shtëpi nga universiteti kur universiteti i saj u mbyll, dhe ankthin e kusherirës sime që është detyruar që të mbyllë restoranin e saj për të cilën kishte shpenzuar mjaft kohë dhe mjete financiare për ta ndërtuar.
Manikyri im i argjent do të qëndroj me kurajo dhe forcë. Shumë gra të cilat i çmoj e kanë bërë tashmë kapërcimin: Presidentja e guximshme dhe e shkëlqyeshme e Bankës Botërore, Christine Lagarde; dhe ish Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i ShBA-ve, Kathleen Sebelius për t'i përmendur disa.
Sigurisht, unë jam njëri nga ato më fatlumet. Unë në mënyrë të sigurt jam ngujuar në shtëpi dhe kam punë për të bërë. Në secilën natë, kur kam diçka për të pregatitur për të ngrënë me burrin tim dhe vajzën, i cakërroj gotat me dollinë e njejtë: "Gëzuar për një ditë të shëndoshë së bashku.”
Unë ende kam shumë për të bërë në këtë udhëtim të zemrës dhe flokëve. A do të arrij ta shoh këtë ndryshim apo do t'me duhet të shkoj në sallon të bukurisë në momentin kur siuata me pandeminë të qetësohet? A do të kem flokë të bukura të bardha apo flokë të thinjura? A do të arrij që të fitoj kjo kotësi më në fund?
Tani për tani, kam një fashë kryefortë që rri mbi ballin tim, duke qëndruar aty përkundër dëshirës sime. Ende, fijet e thinjura vazhdojnë të qëndrojnë përgjatë vijës së flokëve. Ndoshta ato janë krahë.
Burimi: time.com