Në botën e shkëlqimit të llaqeve për thonj, a është me të vërtetë më e vlefshme që të paguajmë për marka jo-toksike dhe dizajnuese?
Në botën e llaqeve për thonj, ka një mori të gjerë ngjyrash, formulash, përfunduesish dhe çmimesh. Por çka është dallimi në mes të llakut të lirë për thonj në dyçan dhe një shisheje dizajnuese $50 nga një shitore kozmetike luksoze, plus salloni i zakonshëm dhe markat e pavarura të llaqeve për thonj?
Kjo rezulton se dallimi kryesor që ndikon në çmimin janë marketingu dhe paketimi, sipas ekspertëve.
“Realiteti është se teknologjia e llaqeve për thonj është e stazhionuar dhe se nuk ka ndryshuar shumë për vite të tëra,” tha për HuffPost, Perry Romanowski, kimist i kozmetikës si dhe bashkë-nikoqir i emisionit, The Beauty Brains. “Dallimi më i madh në mes të produkteve të shtrenjta dhe më të lira është në të shumtën e rasteve paketimi. Shishet për produktet e shtrenjta duken më të bukura dhe brushat poashtu ka gjasë që funksionojnë më mirë, por sa i përket ngjyrave dhe teknologjisë, nuk ka shumë dallim.”
Ekonomia e shkallës vlen poashtu. Kompanitë më të mëdha të llakut për thonj mund të blejnë ngarkesa shumë të mëdha me produkte dhe i prodhojnë ngjyrat më shpejt dhe në sasi të mëdha se sa një markë individuale e llakut për thonj që e bën çdo gjë me dorë. Llaku i lirë për thonj nuk do të thotë domosdoshmërisht një cilësi më e ulët sesa ai që është më i shtrenjt dhe llaku për thonj që prodhohet nga një brend më i vogël nuk do të thotë automatikisht është më inferiore karshi kompanive të tjera.
Në fakt, nëse je në treg për llaqe të thonjve me përfundime të veçanta, markat më të vogla indie janë shpeshherë mënyrë e duhur për të vazhduar përpara.
“Këto formula të pavarura janë të prodhuara në tufë shumë më të vogla, prandaj ato kanë mundësinë që të bëjnë më shumë gjëra eksperimentale siç është përdorimi i pigmenteve të shtrenjta, thekoneve të ylberta dhe vezëllimeve," Kelli Marissa, bllogere e Youtube me 238,000 abonues dhe më shumë se 2,000 llaqe për thonj në koleksionin e saj gjithnjë e më të madh, deklaroi për HuffPost.
Burimi: huffpost.com