E vërteta rreth marrëdhënies në mes të stresit dhe flokëve tuaja.
Ne të gjithë e kemi ndëgjuar atë më herët, "mos u stresoni, ju do t'i bëni flokët tuaja që të bien!" Është e lehtë që të injorohet ky fakt sepse nuk mund të jetë e vërtetë, apo jo? Ju do të duhej të merrnit frymë thellë para se t'ju themi këtë: Stresi i jashtëzakonshëm mund të shkaktoj rënie të flokëve. Ne e dijmë që ky është një zhgënjim i madh, por mos u stresoni shumë lidhur me atë se flokët tuaja janë duke rënë nga stresi! Ne do të shpjegojmë se pse kjo nuk është vetëm një mit dhe do t'ju sjellim ca këshilla se si të parandaloni rëniën e flokëve si pasojë e stresit dhe produktet dhe produktet që mund t'ju ndihmojnë nëse jeni duke u ballafaquar me këtë problem.
A mund të stresi t'i bëjë flokët tuaja që të bien?
Para se të bezdisni veten më shumë, ju duhet të dini që rënia e flokëve është një gjë më e ndërlikuar sesa të qenurit pakëz i stresuar lidhur me një detyrë fakullteti apo një intervistë etj. Ka shumë faktor që kontribuojnë në humbjen e flokëve, që përfshijnë: gjenetika, ambienti, shëndeti i juaj i përgjithshëm, dhe poashtu, stresi.
Ka rrethana të ndryshme të rënies së flokëve nga të cilat gratë mund të vuajnë. Alopecia Areata është rënie e flokëve në formë fasheje dhe ndodhë për shkak të gjenetikës suaj por mund poashtu të nxitet nga stresi i madh. Përderisa rënia e flokëve nga stresi nuk është edhe aq e zakonshme, stresi i rëndë mund të ketë rol në shëndetin tuaj të flokëve. Është me rëndësi të dijmë se si të luftojmë atë dhe si t'i mbajmë flokët e lumtura dhe të shëndetshme.
Relaksimi është çelësi! Sigurisht, ka këshilla për flokë që duhet t'i ndajmë me të tjerët për të parandaluar rënien e tyre nga nxitja e stresit, por zgjidhja më e qartë është që të gjeni mënyra për të ulur stresin para se rënia e flokëve të bëhet një gjë për tu shqetësuar! Gjeni se çka ju shqetëson dhe ju zhytë në atë kurdo që jeni duke ndier stres.
Bërja e flokëve me brushë kur ato janë të lagura, mund të jetë një jo-jo absolute! Nëse doni që të bëni flokët me brushë pas bërjes së dushit, prisni së paku derisa të jenë të lagura, dhe bëni ato butësisht me brushë, në seksione, jo në një tërheqje të shpejt.
Ofroni vetes një përparësi në flokë të holla duke e inkorporuar një shampon trashësues dhe kondicioner duo në rutinën tuaj të larjes.
Burimi: allthingshair.com