E provuar & e testuar: Trejtuesi për flokë Revlon – Uniq One

Kam prirje që t'i qëndroj besnike preferencave të mia, por unë jam gjithnjë e etur që të shikoj rreth risive të bukurisë. Për një moment, unë heqa dorë nga spërkatësi im i preferuar për lirimin e flokëve nga ngatërrimi dhe i dhash përparësi trajtuesit për flokë Revlon’s Uniq One.

Produkti

Trajtuesi për flokë Revlon’s Uniq One është një spërkatës që ju mund ta përdorni në flokët tuaja. Më poshtë janë të renditura 10 përfitimet e vërteta të tij:

  • Rregullon flokët e thata dhe të dëmtuara
  • Kontrollon shkëlqimin dhe elektrizimin
  • Mbron nga nxehtësia
  • Sjellë butësi dhe lëmim
  • Mbron ngjyrën e flokut me filterë UVA & UVB
  • E bën më të lehtë përdorimin e brushës dhe drejtueses për flokë
  • I liron flokët nga ngatërrimi
  • Sjellë stil flokësh me qëndrueshmëri të gjatë
  • Bën parandalimin e ndarjes së majeve
  • Shton trup

E bleva trajtuesin për flokë Revlon’s Uniq One si një zëvendësues të spërkatësit për lirim të flokëve të ngatërruara pasi që i pashë vlerësimet në internet. Shumë entuziastë të bukurisë pretendojnë që ky është spërkatësi i tyre i preferuar për ushqyerjen dhe lirimin e flokëve nga ngatërrimi.

Produkti vie në një shishe higjienike spërkatëse. Është një formulë e bardhë që ju e spërkatni në gjatësinë e flokëve tuaja.

Çka më ka pëlqyer? (Paketimi, aroma dhe fakti që ajo i ushqen flokët e mia.)

Çka më ka pëlqyer? Cilësitë e tij për lirim të flokëve nga ngatërrimi. Unë nuk kam flokë të ngatërruara. Flokët e mia janë të drejta, të bukura dhe të hilla dhe përmbajnë pika vetëm atëherë kur i laj. Sidoqoftë, kjo gjë nuk ka sjellur rezultate sa i përket lirimit të flokëve nga ngatërrimi. Produkti është relatavisht i trashë dhe kam ndjenjën që ky produkt nuk i mbështjellë mjaftueshëm ato për të qenë efektiv. Kur përdori sasi më të madhe, flokët e mia bëhen të yndyrshme.

E kam përdorur atë derisa është harxhuar por të jem e sinqert u gëzova që u harxhua më në fund. Vetëm se e kam riblerë të preferuarën time nga Gliss Kur!

 

*Ky produkt mund të blihet tek pikat shitëse të UNI Cosmetcs. 

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!