Dukesha e Kembrixhit thotë se ajo nuk është e bukur dhe as e përsosur…

Dukesha e Kembrixhit është përshëndetur nga fansat e saj jashtë pallatit presidencial në Poloni në ditën e parë të vizitës së saj zyrtare me princin William.

Një monarke dhe fanse e madhe e Kate, studentja 21 vjeçare Magda Mordaka, zbuloi se kishte biseduar me princeshën 35 vjeçare për të komplimentuar atë për bukurinë dhe stilin e saj të përsosur.

“Ne jemi fanse të monarkisë britanike,” shpjegoi Mordaka në mënyrë të entuziazmuar. “Ne kemi një grup në Facebook. E duam stilin e saj dhe kontaktin e saj me njerzit e tjerë.

“Jemi duke i thënë asaj që ajo është e bukur dhe e përsosur, por ajo na tha që kjo gjë nuk është e vërtetë – është vetëm si rezultat i grimit. ”

Një fanse tjetër, 17 vjeçarja Patrycja Chelminska, shtoi: “Dukesha e Kembrixhit është shumë e lezetshme, ajo është shumë e bukur. Ishte ëndërra ime për ta takuar atë. Jam shumë e lumtur.”

Sebastian Brodowski, 39, i cili poashtu pati rastin ta takoi Kate, kishte deklaruar: “Ajo është një zonjë e mahnitshme. Me të vërtetë më pëlqen qëndrimi i saj. Besoj qe ajo do të jetë Diana e ardhshme.”

Duka dhe Dukesha udhëtuan në Varshavë me fëmijët e tyre – princin Xhorxh, 3 vjeçar dhe princeshën Sharllotë, 2 vjeçe të hënën në vazhdën e vizitës 5-ditore të turit evropian në Poloni dhe Gjermani.

Princi Xhorxh kërkoi që të ndalonte avionin e tyre privat dhe disa fjalë inkurajimi nga William pasi që filluan të ecin mbi qilimin e kuq të rrethuar nga fotografët dhe personalitetet e tjera.

Më pas në darkë, Kate dukej elegante me një fustan elegant kokteji e dizajnuar nga një dizajner polak Gosia Baczynska derisa ajo ngrehi dolli në hapje të ndejës me një gotë me verë të bardhë.

Ajo ishte duke marr pjesë në një ndejë oborri me William për nder të mbretëreshës.

 

Burimi: elle.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!