Pas largimit nga Toronto për të vazhduar studimet e saj të masterit në Kolegjin e Modës në Londër, dizajnerja Stephanie Moscall-Varey është e gatshme për rradhën e saj në sfilatën ndërkombëtare.
“Ishte absolutisht e mahnitshme,” ajo i thotë FASHION rreth mundësisë për të përsosur aftësitë e saja jashtë vendit. “Ndokush e ka aftësinë që të bashkëpunoj me një gamë të caktuar të njerëzve përgjatë Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për koleksionin e tyre. Unë kisha mundësinë që të bashkëpunoja me saldues, tekstilues, inxhinjerë të zërimit, muzetë e minierave të qymyrit dhe hulumtuesit e materialeve.”
Moscall-Varey nuk është një grua e papërvojë kur vie puna tek sfilatat; koleksioni i saj i Vjeshtës 2018 ishte paraqitur në Toronto Fashion Week. Por ngjarja e sotshme e diplomimit të kuratuar e hapi një botë plotësisht të re tek kjo talente në zhvillim. 26 vjeçarja që poashtu është e diplomuar në Institutin Suzanne Rogers Fashion, është përzgjedhur si njëra ndër 10 dizajneret e veshjeve për gra që do të veçohen në shfaqen LCF falë vizionit të saj të modës moderne si dhe qasjes së zgjaur ndaj tekstileve.
Koleksioni i saj më i ri është frymëzuar nga trashëgimia e familjes së saj në industrinë e qymyrit dhe përfshinë 100% tekstil bio që mund të dekompozohen dhe që janë të prodhuara nga kompozicioni shkumës së qymyrgurit e cila është gdhendur si “një prototip për lëkurë artificiale alternative”, sipas Moscall-Varey.
“Koleksioni i Vjeshtës 2020 është aq shumë i dashur për zemrën time,” thotë ajo. “Ajo kanalizon trashëgiminë nga gjyshi i gjyshit tim, një minator qymyri dhe ari, babait tim, një inxhinier i termocentraleve, dhe vetes sime, një inovatore e materialit nga qymyrguri. Koleksioni ishte një theksim i respektimit dhe mirënjohjes së të ligave antropocentrike të kaluarës derisa pranojmë thirrjen për inovacion dhe përparim.”
Për të krijuar materiale të veçanta që janë përdorur në dizajnet e saj, Moscall-Varey ka punuar me Bonnie Hvillum, themelues i kompanisë daneze Natural Material Studio. Pjesa më e preferuar e dizajnerit nga koleksioni i pamjes së sotshme finale dhe që është bërë nga materiali që Moscall-Varey e përshkruan si një fatkeqësi të lumtur.
“[Është] një a platformë e modeluar që është krijuar nga kompozicioni i shkumës së qymyrgurit,” thotë ajo. “Shiriti i printuar që e shihni është në të vërtetë një gabim! Materiali ngeci tek një pjesë e ivericës dhe kur Bonnie e shqeu, ne e patëm këtë gravurë të mahnitshme dhe model i gërmuar e cila u bë një pikë kryesore e koleksionit tonë.”
Ne definitivisht e gërmojmë atë.
www.fashionmagazine.com